Albulena Haxhiu: Partitë tjera po sulmojnë VV-në dhe Albinin pasi që e dinë se do të fitojmë

Aktuale

Albulena Haxhiu: Partitë tjera po sulmojnë VV-në dhe Albinin pasi që e dinë se do të fitojmë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 00:11
Albulena Haxhiu

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë, si dhe më specifikisht për sulmet e fundit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së.

“Të gjitha subjektet po merren me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albinin pasi po e dinë që do të fitojmë”, ka thënë Haxhiu.

“Ne nuk flasim apo etiketojmë si ta, pasi kjo nuk është gjuhë e jona. Mbrëmë gjuha e shefit të Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Hazirit, ka qenë e ulët. Ata po e shohin se në tubimet e Vetëvendosjes ka ngazëëlim dhe po e shohin fitoren tonë si të pandalshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat