LDK me tubim madhështor, Armend Zemaj: “Istogu i Ibrahim Rugovës”

Aktuale

LDK me tubim madhështor, Armend Zemaj: “Istogu i Ibrahim Rugovës”

Nga: N.H Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:59
Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim më qytetarë në Istog, përcjell “Bota sot”.

Mijëra qytetarë kanë qenë pjesëmarrës në këtë tubim, ndërsa për shkak të masës së madhe, një koment e ka bërë edhe kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj.

Ai përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se Istogu është i Ibrahim Rugovës, dhe se ky vend beson në subjektin e tyre.

“Istogu i Ibrahim Rugovës beson në LDK134 dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat