Gruaja e Astrit Deharit reagon pas publikimit të pjesëve të ditarit

Aktuale

Gruaja e Astrit Deharit reagon pas publikimit të pjesëve të ditarit

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:34
Astrit Dehari, Arta Boshtraj

Bashkëshortja e të ndjerit Astrit Deharit, Arta Boshtraj ka reaguar lidhur me publikimin e disa shkrimeve nga ditari i ish burrit të saj.

Zytarja e VV, Albulena Haxhiu ka shpërndarë deklaratën e Artës, e cila I është drejtuar mediave duke I pyetur se nga kush I kanë marrë këto shkrime, pasi që familja nuk posedon asnjë ppjesë të ditarit.

Postimi i plotë:

Dje dhe sot janë shfaqur nëpër gazeta dhe rrjete sociale, shkrime nga ditari i Astritit. Kam një pyetje, për këto media dhe këto portale se nga kush po i marrin këto shkrime? Kur ne si familje nuk e kemi as nje pjesë të ditarit të Astritit. Mendoj se ditari është shume personal dhe nuk duhet të bëhet publik.

Arta Boshtraj Dehari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat