Ahmeti kujton Astrit Deharin: Ishte zë i fortë për drejtësi e barazi

Aktuale

Ahmeti kujton Astrit Deharin: Ishte zë i fortë për drejtësi e barazi

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 10:37
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astirt Dehari, i cili për një kohë ishte edhe punëtor në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti tha se Dehari përpos se ishte aktivist politik e aktivist i LVV, ishte edhe student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

“Përveç temave të drejtorisë së Shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, shkroi Ahmeti.

Sipas tij, vdekja e tij e Astritit në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur mbetet padrejtësisht mbetet e pasqaruar dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës.

“Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.

Kryetari i Prishtinës tha se sot, në trevjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, e kujtojnë të ndjerin si njeri modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat