Jevtiq krahason Albin Kurtin me Millosheviqin - Bota Sot
Jevtiq krahason Albin Kurtin me Millosheviqin

Aktuale

Jevtiq krahason Albin Kurtin me Millosheviqin

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:20
Dalibor Jevtiq

Politikani serb, Dalibor Jevtiq sonte në Rubikon ka thënë se qasja e liderit të VV’së, Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovës, është sikurse ajo e Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve, përcjellë Bota sot.

“Nëse dikush nuk na do në institucione, nëse vazhdimisht refuzon t’i pranojë serbët në mënyrë të barabartë, atëherë ne duhet të sjellim vendime ku shumë qartë do të themi se nuk do të lejojmë këtë mosrespekt. Kjo nënkupton që në përputhje me vendimet që do t’i sjellim në atë moment, do të vendosim edhe për pjesëmarrjen tonë në institucione dhe do të vendosim që duhet të tregojmë se refuzojmë të jemi vetëm të pranishëm sa për përqindje e kuota. E dini, Millosheviqi ka bërë gabime të mëdha e katastrofale në raport me shqiptarët në të shkuarën. Nuk guxon askush nga liderët shqiptarë të vijë në situatë e të thotë ‘këta serbë më pëlqejnë e këta jo’. Lejoni që ata vetë, qytetarët vetë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe mos u përzieni në këtë. Mos lejoni që si Millosheviqi, ku në Gjakovë jetonin mbi 95% shqiptarë, të jetë kryetari i komunës serb, si në kohën e tij”, tha Jevtiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat