Ky është veprimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje pas tërmetit në Shqipëri

Aktuale

Ky është veprimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje pas tërmetit në Shqipëri

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:15
Tërmeti në Shqipëri

Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri ku la të vdekur 26 persona e qindra të tjerë të lënduar, në Kosovë janë mobilizuar fuqishëm për t’iu dalë në ndihmë të mbijetuarëve.

Lëvizja Vetëvendosje ashtu edhe shumë grupe e qytetarë të tjerë kishin filluar aksionin për grumbullimin e ndihmave, e ky aksion do të vazhdoj edhe sonte.

Në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte në ora 21:00 do të vazhdoj aksioni për grumbullimin e ndihmave në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Naim Bunjaku nga ky subjekt politik thotë se, përveç veshmbathjes mund të kontribuojnë qytetarët edhe më pako ushqimore dhe higjienike sanitare.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Ju njoftojmë se grumbullimi i ndihmave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri do të vazhdojë përsëri sot nga ora 09:00 deri në orët e vona të mbrëmjes në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri.

Përveç ndihmave në rroba e veshmbathje, mund të kontribuoni poashtu edhe me pako ushqimore dhe higjienike sanitare.

Pika grumbulluese:

Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri

Rruga "Arsim Muzaqi" nr.17

Afër qebaptores "Han Hallall"

Dhimbjet i përballojmë bashkë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat