Ja reagimi i Gani Gecit pas lajmit se LDK-së do t’i bashkohen 3 deputetë

Aktuale

Ja reagimi i Gani Gecit pas lajmit se LDK-së do t’i bashkohen 3 deputetë

Nga: N.Sh Më: 10 janar 2020 Në ora: 21:26
Gani Geci

Pas lajmit se Lidhjes Demokratike të Kosovës, do t’i bashkohen tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe ish-deputeti Gani Geci.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, populli dhe deputetët e partive të tjera e dinë se LDK-ja është parti që iu qëndron mbrapa marrëveshjeve.

“E dinë edhe populli edhe deputetet e partive tjera se LDK është parti qe iu qëndron prapa marrëveshjeve”, shkruan Geci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe LDK-ja do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, me 31 deputetë.

Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje”, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend.

Partia e Albin Kurtit ka fituar 29 ulëse në legjislativ. Mirëpo, edhe VV-së i është bashkuar deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi i cili grupit parlamentar të VV-së ia ka rrumbullaksuar numrin 30.

Ndërsa, partitë tjera të përfaqësuara në Kuvend janë si vijon: PDK, 24 – AAK, 14 – Nisma dhe AKR 6, Lista Srpska 10 dhe minoritetet tjera 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat