Shqiptari i Mitrovicës veriore, që nuk fjeti plotë 15 vjet

Aktuale

Shqiptari i Mitrovicës veriore, që nuk fjeti plotë 15 vjet

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:08
Mitrovica

Profesori Adem Mripa, i cili jeton në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, ka treguar se për 15 vjet nuk ka fjetur në shtëpinë e tij.

Ai thotë se, për gjithë ato vite nuk e dinë se çfarë është gjumi rehat, duke jetuar nën sulme bombash, dhjetëra herë i sulmuar që ta braktis shtëpinë.

“Unë qe 15 vite nuk di se çka është gjumi, më shumë e dua një natë të tërën me fjet i qetë se ku me ditë çka me pas. Unë kurrë nuk jam larguar nga shtëpia ime, as unë e as familja, sepse ata nuk largoheshin pa mua”, thotë Mripa.

Image
Adem Mripa

Ai vazhdimisht u ka treguar shqiptarëve se ne nuk guxojnë me i lëshua shtëpitë, pasi është njëjtë si me lëshua frontin e luftës.

“Në një mënyrë kemi qenë në luftë edhe pse në shtëpitë tona ishim. Asnjë moment, asnjë minutë nuk ishim të sigurt që jemi të qetë dhe në çdo moment kemi prit çka po ndodhë. Janë vra disa djem të ri në mbrojtje të veriut, serbët ishin të stimuluar dhe i kanë armatos grupet serbe, MUP-i serb ka manipuluar lirisht me këto vise dhe në mënyrë legale serbët kanë shpërnda armë në popullsinë serbe që me pas një siguri apo një mbrojtje. Ne vetëm kemi besuar në Zot dhe vetëbesimit tonë, karakterit që duhet të qëndrojmë dhe mos ta lëshojmë këtë pjesë të Kosovës, se ne e dimë historikisht se trojet shqiptarë vazhdimisht janë tkurrë. Unë gjatë jetës kam punuar si profesor dhe kam pas pak autoritet në mesin e popullsisë këtu dhe kam shpjeguar se duhet të qëndrojmë dhe të mbrojmë atdheun, dhe kam treguar nga historia vuajtjet e shqiptarëve, si dhe vet kam dhënë shembull se duhet të qëndrojmë këtu edhe pse rreth 30 herë më kanë hedhur bomba”, thotë profesori për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat