Alarmon deputeti i LDK-së: Koalicioni i territ mund të bëhet - Bota Sot
Alarmon deputeti i LDK-së: Koalicioni i territ mund të bëhet

Aktuale

Alarmon deputeti i LDK-së: Koalicioni i territ mund të bëhet

Nga: H.O. Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:24
Isa Mustafa/ Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook shkruan se nëse dështon koalicioni LDK-VV, të gjithë të votuarit të LDK-së dhe VV-së do të gjykohen si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë.

Ai madje thotë se ka rrezik që të bëhet edhe koalicioni i territ brenda pak minutave.

Postimi i plotë:

Nëse koalicioni LDK-VV dështon, per të cilin të gjithë ne të votuarit e LDK-së por edhe të VV-së jemi zotuar para secilit qytetar që na besoi, atëherë do gjykohemi si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë jo të denjë për të materializuar vullnetin për ndryshim. Me te drejtë, Vjosa Osmani, vazhdimisht thekson se vullneti qytetar duhet te jete mbi te gjitha, sepse 206.000 votuesit tanë , votuan për ne duke BESUAR në ndryshim, e kundër keqqeverisjes së PAN-it. Çdo kush që mendon ta tjetërsoi këtë BESIM, sdo lejohet, as nga ne e as nga ata 206.000 votues. Sdo lejojmë ta vrasim shpresën e të na gjykoi historia që ne heshtëm kur dikush na tjetërsoi votën. Koalicioni i territ ,edhe mund bëhet duke shkelur mbi heshtjen e mosveprimin tonë, ndoshta edhe për disa minuta bëjnë marrëveshje për pushtet, por ka ardhë koha me thënë të gjithë ne BOLL MA. Bëne më atë marrëveshje të koalicionit VV-LDK , e tejkaloni interesat e matura me miligram, sepse shteti e Kosova është mbi ne. Sepse ne u votuam për ndryshim të gjendjes, e jo vazhdim të amullisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat