Zbutet Haradinaj, ja çka thotë tani për koalicionin me Kurtin - Bota Sot
Zbutet Haradinaj, ja çka thotë tani për koalicionin me Kurtin

Aktuale

Zbutet Haradinaj, ja çka thotë tani për koalicionin me Kurtin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 20:51
Ramush Haradinaj

Albin Kurti mund të gjejë edhe partnerë të tjerë.

Diçka të ngjashme e tha edhe Ramush Haradinaj, teksa gjatë ditës pati takime me drejtuesit e PDK-së e AKR-së.

Haradinaj tha se është i hapur për oferta nga Kurti, për formimin e institucioneve.

Gatishmëri, Haradinaj ka edhe nëse ftesa atij i vije nga institucionet tjera.

“Nëse zoti Kurti ose VV do të kishte një ide çka të ndodhë më tutje, ne do ta shqyrtonim, mirëpo ai nuk ka na ftuar deri tani, as për konsulta. Nëse një palë tjetër na fton për konsultë, ne do ta shqyrtonim çka të bëjmë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat