Kusari e VV-së i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd

Aktuale

Kusari e VV-së i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:38
Mimoza Kusari

Deputetja e zgjedhur me mbi 20 mijë vota nga zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka bërë një postim në dukje të natyrës ‘kontemplative’ në Facebook mbi lajmin se tashmë është hapur linja ajrore Prishtinë-Beograd.

Znj.Kusari e cila vazhdon të jetë edhe kryetare e Alternativës, ka deklaruar se ky është një “hap i rëndësishëm për procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”.

“Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë.” – shkruan ish kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Postimi plotë:

Hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë - Serbi nisja e fluturimit Prishtinë - Beograd dhe anasjelltas.

Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë.

Nëse marrëveshja përfshin edhe Aeroplanët të cilët destinim e kanë Prishtinën nga kudo tjetër, atëherë ky sukses do të ketë ndikim përmbajtësor në jetën e gjithë udhëtarëve për Prishtinë dhe nga Prishtina.

Udhëtime tona nga aeroporti i Prishtinës janë më të gjata dhe më shtrenjta si rrjedhojë e devijimit që janë të detyruar të bëjnë të gjithë aeroplanët për të mos fluturuar mbi Serbi, pasi hapësira e tyre ajrore është e mbyllur për avionët që destinim e kanë Kosovën. Rrjedhimisht ne paguajmë biletat më shtrenjtë dhe udhëtojmë më gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Nëse nuk është arritë edhe hapja e hapësires ajrore të Serbisë për Kosovën, për të gjitha fluturimet për në Prishtinë, korridori i fluturimit vetëm për një aviokompani me destinim Prishtinë - Beograd ka efekt të kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat