Reagon ashpër zyrtari i PDK-së: Qeveria Kurti definitivisht është pa program, ja çfarë thotë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Reagon ashpër zyrtari i PDK-së: Qeveria Kurti definitivisht është pa program, ja çfarë thotë për Vjosa Osmanin

Nga: N.H Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 11:58
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Arben Gecaj, zyrtar i PDK-së, ka thënë se Qeveria Kurti është pa program. Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Tutje lidhur me këtë zyrtari i PDK-së ka potencuar se askush nuk e ka pa programin deri më tani dhe se temat taksa e dialogu janë agjendë e të huajve.

Ndërsa, për kryepalamentaren Osmani, ai shprehet se përveç etiketimit siç duket nuk ka tjetër çka të ofrojë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Arben Gecaj

Qeveria Kurti- Veliu, definitivisht është pa program. Askush nuk e ka pa programin deri me tani. E dyta, asesi te dominoj me agjende vendi. Temat taksa, dialogu jane agjende e te huajeve, shume dominante.

E treta, nje Vjosa Osamani e cila pervec etiketimit sic duket nuk ka tjeter çka te ofroje dhe nje Kurti i cili eshte futur ne obligime kunderthenese.

Obligimet e pergjegjesite ndaj kerkesave te serbise e ne anen tjeter premtimet e obligimet ndaj votueseve e bejnen ate te jete mes gershereve te cilat do te ngushtohen me cdo dite te kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat