Ish këshilltarja e Haradinajt, tenton ta këshillojë kryeministrin Kurti

Aktuale

Ish këshilltarja e Haradinajt, tenton ta këshillojë kryeministrin Kurti

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 12:44
Ramush Haradinaj dhe Meliza Haradinaj Stublla

Meliza Haradinaj Stublla, ish këshilltarja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se edhe pse heshtja e qeverisë është dështim, në politikën e jashtme, ajo e përkrah kryeministrin dhe jo presidentin, përcjell Bota sot.

Ajo ka këshilluar kryeministrin që t’i lërë letrat drejtuar presidentit, por të merret seriozisht me prioritetet e Kosovës brenda dhe jashtë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

HESHTJA SI DËSHTIM

Edhe pse heshtja e Qeverisë sot është dështim, unë personalisht, në ‘betejën’ destruktive për dominim në politikën e jashtme President vs. Kryeministër, e përkrah Kryeministrin.

E kam parë nga afër këtë ‘betejë’ në secilën paraqitje ndërkombëtare të Kosovës që përfaqësohej nga të dy institucionet, dhe e di sa konfuzion, dëm, e joseriozitet mund të shkaktojë çasja jounifikuese dhe mosinformimi i ndërsjellë.

Kryeministrin e këshilloj që sa më parë të lëjë anash popullizmat, rimat e kota në intervista, e letrat drejtuar Presidentit sa për sy e faqe, e të fillojë seriozisht të mirret me prioritetet e Kosovës brenda dhe jashtë. Ndër to, edhe qartësimin e përgjegjësive të Presidentit dhe Kryeministrit në Politikën e Jashtme të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat