Ja kush e shpëtoi Berat Buzhalën nga rrahja, familja e Haki Imerit pyetje publike: Pse jeta e Beratit është më e rëndësishme se e Malokut, Krasniqit, Popovës, Gecit...

Aktuale

Ja kush e shpëtoi Berat Buzhalën nga rrahja, familja e Haki Imerit pyetje publike: Pse jeta e Beratit është më e rëndësishme se e Malokut, Krasniqit, Popovës, Gecit...

Nga: N.Sh Më: 23 mars 2020 Në ora: 09:35
Haki Imeri dhe Berat Buzhala

Pas lajmit që u shpërnda nga gazetari Berat Buzhala se dikush ishte përgatitur për ta rrahur, por për fat të mirë shpëtoi pasi i treguan se po përgatitet një sulm ndaj tij, ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se Beratin e shpëtuan dëshmitarët dhe vëllai i tij që ishte aty afër.

Sipas kësaj familje, po të mos ishin dëshmitarët të cilët e kishin paralajmëruar, ngjarja do të kishte rrjedhur ndryshe.

Familja Imeri pas kësaj ngjarje ka një pyetje publike për presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe për të gjithë liderët e PAN-it, se pse nuk reaguan asnjëherë kur vriteshin anëtarët e LDK-së?

“Pse na qenka jeta e Berat Buzheles më e rëndësishme se jetërat: Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Smajl Berbatovci, Haki Imerit Shefki Popova, Halil Dreshaj, Xhemal Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Ekrem Rexha, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Xhafer Behramit me djalë e nip, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj, Sabahate Tolaj Isuf Haklaj, Bardhyl Ajeti dhe të plagosur që u shpëtuan më të keqes: Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Ejup Visoka, Agim Veliu Gani Geci e shume të tjerë...”, pyet familja Imeri publikisht në shkrimin e tyre në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas tyre, po të kishte reagime atëherë sot nuk do të kishte kërcënime me jetë por as nuk do të kishte Gjykatë Speciale.

Shkrimi i plotë:

Berat Bushalen shpetuan deshmitaret okular, dhe vellai qe ishte aty pari.

Ne Epoken e coronavirusit doli edhe nje lajm qe disi "shokoje" opinionin publik ne Kosove anise e verteta nuk eshte hetuar , por mund te jete paragjykuar.

Eshte kercenuar"sulmuar" Berat Buzhala sot kete akt qyqar e denuan te gjitha institucionet dhe kjo eshte per tu vleresuar deri ne zenit.

Po te mos ishin ato dy gocat aty qe kishin paralajmeruar Beratin nje Zot e din se si kishin rrjedhur ngjarjet? Mund te ndertohen skenar te ndryshme, mund te paragjykojme ne teresi gjithe ate situate ne te cilen e ka perjetuar Berat Buzhala dhe sigurish vellai i tij aty prane. Nje paralajmerim si ky edhe te shqeteson (tranon) edhe te shpeton sepse je i pergatitur per situaten qe eshte duke pasuar.

Shtrohet pytja e thjeshte per Presidentin Hashim Thaçi , Kryeministrin Albin Kurti, Kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe te gjithe lideret e Panit pse ne kohen kur vriteshin anatret e LDK-se ngurronit te reagonit , te denoni ata qe benin krime ?Pergjigjen e dini te gjithe apo ata u pengoni juve qe ta grabsnit pushtetin!!

Pse na qenka jeta e Berat Buzhales me e rendesishme se Jeterat: Enver Malokut, Ahmet Krasniqit ,Smajl Berbatovci Haki Imerit Shefki Popova, Halil Dreshaj, Xhemal Mustafa, Shaban Manaj,Smajl Hajdaraj,Tahir Zemaj,Ekrem Rexha, Besim Dajakut, Bekim Kastratit,Xhafer Behramit me djale e nip, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Enis Zemaj ,Sabahate Tolaj Isuf Haklaj ,Bardhyl Ajeti dhe te plagosur qe u shpetuan me te keqes: Sabri Hamiti , Fetah Rudi, Ejup Visoka, Agim Veliu Gani Geci e shume te tjere...

Po te reagonit asokohe si sot nuk do te kishte sot kercenime dhe kanosje me jete ndaj gazetarit Berat Buzhala , nuk do te kishte as Gjykate Speciale .Lufta per pushtet ishte edhe me e eger, kundarshtaret politik ishin armiq dhe duheshin eliminuar, ekzekutuar ne stilin mafioz ashtu edhe siç ben.Tash e 20 vite institucionet nderkombetare dhe keto vendore nuk dhane asnje pergjigje per keto vrasje , jo qe nuk dhane por me nje kujdes te veqante i emeruan shoke e shoqe ne krye te institucioneve perkatese me te vetmin qellim qe tu sherbejne padroneve kriminal qe dikur urdheruar dhe ekzekutuan gjithe kete liste te gjate rivalesh politik.

Beratin shyqyr as grithe nuk e kane kercenuesit. Por nuk duhet paragjykuar orjentimin tyre politik , nuk duhet demonizuar as nje parti per arsye se brenda saj ka produkete kriminale.Ata thejsht i sherbejne krimit.Jane mbetje .

Sot Corona Virusi shenoje viktimen e pare ne Kosove do te shonoje viktima te tjera. Porse lufta e perbashket kunder ketij virusi nuk eshte e" rendesishme" sa lufta per pushtet..Pra kreret e Kosoves shkelin mbi viktima kjo eshte shume evidente. Kete kaos politik qe kane krijuar keta politikaj te koruptuar e mafioz per interesa thjeshte personale po e qone Kosoven ne arkivol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat