Hoxha i VV-së sulmon Presidentin Thaçi dhe LDK-në: Koronavirusi të prekë edhe si VIP

Aktuale

Hoxha i VV-së sulmon Presidentin Thaçi dhe LDK-në: Koronavirusi të prekë edhe si VIP

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:57
Albin Kurti dhe Elvis Hoxha

Anëtari i Vetëvendosjes nga Republika e Shqipërisë, Elvis Hoxha, ka bërë disa statuse në profilin e tij në Facebook, e të cilat nuk duket se shërbejnë për të zbutur përçarjen e thellë politike të krijuar pas javës së fundit.

Hoxha ka kërkuar që institucionet të merren me luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri, duke kritikuar LDK-në për mocionin dhe Presidentin për “Gjendjen e Jashtëzakonshme.”

Përkundër shumë ekspertëve ligjorë që kanë tërhequr vërejtjen se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë Kurti kufizon lirinë e lëvizjes bie ndesh me Kushtetutën, Hoxha vazhdoi të ngulmonte që të lexohej “Ligji i parandalimit të sëmundjeve ngjitëse.”

“Ekziston Ligji i parandalimit të sëmundjeve ngjitëse. Çdokush di të lexojë, duhet të lexojë, më shumë se kurrë kemi kohë të lexojmë e të mësojmë ligjin.” – ka shkruar z.Hoxha.

Në fakt, pjesa tjetër e politikës kosovare që nuk i takon Lëvizjes Vetëvendosje përmes nenin 56 të Kushtetutës së Kosovës i cili ndalon shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut në çdo rrethanë.

Presidenti Thaçi ka kërkuar shpalljen e Gjendjes së Jashtzakonshme – sipas së cilës veprimet e ngjashme për luftën kundër Koronavirusit nuk do të binin ndesh me Kushtetutën e vendit tonë.

Më poshtë e keni statusin e tij të plotë në Facebook:

Në vend që të merremi me zgjidhjen e problemit më të rëndë të shekullit mbi shëndetin publik, po merremi t’i shpjegojmë presidentit se ka dallim mes gjendejs së urgjencës dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, duhet të merremi edhe me mocionin për votëbesim.

Duhen respektuar sa më shumë porositë, dhe tërë informacioni duhej të ishte përqëndruar dhe ritmin e shpërndarjes së virusit, në gjendjen dhe trajtimin e të shtruarve. Në vend të kësaj, ne po durojmë konferenca për shtyp mbi paligjshmërinë e kufizimit të qarkullimit të njerëzve.

Ekziston Ligji i parandalimit të sëmundjeve ngjitëse. Çdokush di të lexojë, duhet të lexojë, më shumë se kurrë kemi kohë të lexojmë e të mësojmë ligjin.

Ambasadori Cosnett përgëzon ministrin e shëndetësisë për punën e bërë deri tani për izolimin e virusit. Mbrëmë Merkeli mbështeti Qeverinë Kurti në luftën kundër Koronavirusit. Raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian e nënvizon bisedën mes Kurtit dhe Merkelit si të një rëdnësie të veçantë në këtë situatë. Ministrja e punëve të jashtme të Spanjës lavdëron punën e Qeverisë Kurti, Sapo mbërriti prej BE-së deklara që bën thirrje të merremi me virusin. Pak më parë Quinti u shpreh për përkrahje të qeverisë në luftën më të përbashkët që njerëzimi ka bërë ndonjëherë kundër një armiku të padukshëm. Të gjelbërit dhe SPD-ja gjermane, si dhe dje grupi i deputetëve zviceranë bënë thirrje që nuk duhet të sulmohet një qeveri e ligjshme në kushtet e emergjencës. Por jo!

Presidenti e ka hallin te gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa LDK-ja te mocioni. Këta njerëz nuk e kuptojnë se Covid 19 të prekë edhe kur je VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat