Kurti publikon edhe një fakt: Kapja e shtetit po vazhdon, ja çka mora vesh për Këshillin e Sigurisë

Aktuale

Kurti publikon edhe një fakt: Kapja e shtetit po vazhdon, ja çka mora vesh për Këshillin e Sigurisë

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2020 Në ora: 07:57

(E plotësuar) - Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka treguar se gjatë mbledhjes së seancës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së tij, i ka ardhur njoftimi se transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i mbajtur më 17 mars, nuk ekziston më. Kurti këtë e ka quajtur vazhdimësi të kapjes së shtetit.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë se hard-disku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Pse po ndodh kjo? Kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar Qeveria, por jo Prokuroria, Gjyqësori etj”, tha ai.

Më herët gjatë seancës, Kurti tha se më 17 mars pati tentim-puç, duke iu referuar iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit. “Sot jam i lumtur që nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim-puç në Kosovë. Do të dalin të gjitha transkriptet për këtë nga Këshilli i Sigurisë”, tha Kurti më herët.

Bislimi - LDK-së e AAK-së: Dakordohuni, a po e rrëzoni Qeverinë se e hoqi taksën, a që nuk e hoqi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit në seancë përmendi një vendim të ish- Qeverisë Thaçi, që kishte shkarkuar Nekibe Kelmendin nga detyra e ministres.

Ai po ashtu ka folur për arsyet që u përmenden në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, derisa kërkoi nga LDK dhe AAK të dakordohen çka po kërkojnë, pasi siç tha ai, disa u deklaruan që po rrëzohet qeveria se nuk e ka hequr taksen dhe disa që e ka hequr.

“Kisha dashtë me fillut tu e lexu një vendim të mëhershëm të qeverisë. Ku kryeministri i Kosovës, i atëhershëm mori vendim, zonja Nekibe Kelmendi shkarkohet nga posti i ministret të Drejtësisë. Nuk ka pas riformatim nuk ka pas largim, ka pas shkarkim nga kryeministri Thaçi. U përmenden shumë arsyet pse duhet mbështetur ky mocion sot. Unë po i lexoj disa, e para puna e tarifës, LDK po thotë se duhet ta rrezojmë se nuk e hoqi tarifën, ndërsa AAK po thotë që e hoqi tarifën, amon dakordohuni”

Ai po ashtu ka thënë se a po i dëgjojmë të gjithë ndërkombëtaret apo vetëm Amerikën, pas vendet tjera kërkuan që të rishikohej çështja e mocionit

“LVV u apostrofu si një subjekt që nuk ka marrëdhënie të mira më Amerikën, kur mendoni më ndërkombëtaret a mendoni me Amerikën a më të gjithë të tjerët, sepse gjithë miqtë tjerë ndërkombëtar kërkuan që të shqyrtohej mocioni”, tha Bislimi.

Kryetarja e Kuvendit, ministrit të VV-së: Për qëndrimet e Vjosa Osmanit flet Vjosa Osmani

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ministri i Financave dhe Transfereve, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi, nisi të komentoj për qëndrimet e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Bislimi duke thënë se Osmani është kundër mocionit, e ndërpreu duke i thënë se ajo i thotë qëndrimet e saj.

“Z.ministër edhe kushdo që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit, për qëndrimet e Vjosa Osmanit flet Vjosa Osmani”, deklaroi ajo.

Ishte Bislimi ai që ka kërkuar nga LDK-ja që të përdorin argumentin e njëjtë për Vjosa Osmanin ashtu si për ish-ministrin Agim Veliun.

“Argumenti që jeni duke e përdorë ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Agim Veliut për të cilin thuhet se është shkarku pa e marrë aprovimin e LDK’së. Unëmendoj që të gjitha votat e Agim Veliut me i braktisë është zero, ai nuk ka qenë pjesë e s’ka dalë me kërku asnjë votë. Sipas juve saher që Agim Veliu kritikon qeverinë ai është në rregull, ju kisha lutë që të përdorni të njejtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit”, tha ai.

Nagavci e VV-së bën thirrje të mos votohet mocioni

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në seancë që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë “Kurti” ka thënë se i vije keq që po mbahet seanca në kohën e pandemisë covid-19.

Ajo ka thënë se derisa në të gjitha vendet e botës po reduktohen mbledhjet, deputetët e kuvendit të Kosovës janë mbledhur, dhe për çka pyeti ajo?

Nagavci tha se kjo seancë, në kohë jo të duhur, u thirr për ta rrëzuar Qeverinë, siç tha ajo, më të mirë që ka pasur Kosova.

“Më vjen keq që jemi sot këtu kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë të izoluar në mënyrë të të pamundësojnë përhapjen e covid-19. Sot ne deputet e Kosovës nuk jemi shembulli më i mirë për tu ndjekur. Me gjithë insistimin tonë që kjo seancë të mos mbahej për shkak të kushteve, nuk kishte as vullnet për të shtyrë mbajtjen e kësaj seancë. Vetëm unë dhe kryetarja u deklaruam kundër. Përderisa një numër i madh i parlamenteve në botë kanë reduktuar takimet e tyre. Në Kosovë të zgjedhurit tuaj, përfaqësuesit e zgjedhur zgjodhën që të mos respektojnë këshillat e ekspertëve, të mos respektojnë vendimet e organeve kompetente e udhëzimet e IKSHPK-së. Dhe cila është urgjenca e thirrjes së kësaj seance: Mocioni për qeverinë më të mirë që e ka pasur Kosova. Qeverinë që qysh në ditët e para ja dolën të ndalin kontrata korruptive të kthenin shpresën në besim.  U thirr kjo seancë për ta rrezuar Kurtin, sepse e din që nuk mund ta korruptojnë as ta kushtëzojnë për çfarëdo marrëveshje, u thirre seanca për të larguar në kohë pandemie ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

Kurti: Po shantazhohem dyfish, më provoni edhe kqyrni seri

Po vazhdon debati i ashpër mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Kurti ka replikuar me deputetët e LDK-së dhe ata të AAK-së.

Ai është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepit, e cila e akuzoi për nisje të krizës.

Kurti ka thënë se ai po shantazhohet dyfish, pasi po i kërkohet të nis “dialogun si të papërgatitur” dhe “të hyjë në një dialog ku marrëveshja e gatshme është kryer mes dy presidentëve”, përcjell Bota sot.

Ai ka sfiduar deputetët duke thënë se duhet ta provojnë se a mund ta udhëheq ai dialogun.

“Pse nuk e shkarkova një tjetër ministër të LDK-së. Pse jo një ditë tjetër, po atë ditë. Sepse, kur e pyeti gazetari, a jeni ju për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme siç po e kërkon presidenti Thaçi, tha po sigurisht. Nuk mundesh ashtu. Pra, Qeveria e Kosovës, nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrin në mesnatë, e në mbledhjet që mbahen, nuk flasin. Kjo është e para. E dyta: Nëse dyshoni a mund ta udhëheq unë dialogun me Srrbinë, më provoni edhe kqyrni seri. Unë kam propozuar ekipin politik përfaqësues me 20 veta: Unë si kryeministër, kryeparlamentarja Osmani, presidenti Thaçi dhe nga një përfaqësues të partive parlamentare. Ky ekip do të udhëhiqej nga kryeministri. Por, një herë nuk ka dialog. Në njërën anë, sepse dialogu nuk është përgatitur, e në anën tjetër të thonë hajde për marrëveshje të gatshme, tashmë të kryer midis dy presidentëve. Ky është shantazhi i dyfishtë, të cilin unë nuk e pranoj”, ka thënë ai.

Kryeministri ka theksuar se nuk e kthen ministrin e shkarkuar Agim Veliun, pasi ai ka thënë se nuk ka ambicie politike për karrige.

Ai ka treguar se marrëveshja është shkelur nga LDK-ja, kur i është kërkuar të heq dorë nga reciprociteti.

“Kjo seancë, nëse mendoni se e kam për ambicie e mia politike, atëherë po hoqa dorë nga reciprociteti dhe po e ktheva ish-ministrin, kjo seancë mbetet pa objekt, po unë se bëj këtë. Unë se kam për karrige. Po ta kisha për karrige, me një fjalë të vetme do të kryhej kjo seancë. Po unë s’e kam ndërmend me kry. Nuk është çështja me heq tarifën, po me heq dorë nga reciprociteti. E këtu zonja Bunjaku, është shkel së pari marrëveshja jonë. Kjo është gabim”, ka deklaruar Kurti.

Reka: Idenë për dalje të Serbisë në detin Adriatik e kam gjetur tek qeveria e kaluar

Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se deklarata e tij për hapje të korridorit Serbisë për dalje në detin Adriatik, përmes Kosovës është keqinterpretuar. Ai u shpreh se këtë ide e ka gjetur tek qeveria e kaluar. Por me gjithë atë thekson se kompromis më i mirë për ulëse në OKB është ai infrastrukturor se territorial.

Në seancën e jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti, ministri paraqiti disa dokumente, që sipas tij tregojnë që autostrada Prishtinë-Merdare- Nish është propozuar nga ish ministri, Pal Lekaj.

Reka: Idenë për dhënien e korridorit Serbisë e gjeta tek ish ministri Pal Lekaj

“Nuk ka territor për ulëse në OKB sepse integriteti territorial dhe sovraniteti shtetëror janë të garantuar me kushtetutë dhe janë të panegociueshme. Në insistimin se cili mund të je të kompromisi them, citomi siç e kam thënë. Ndoshta mund t’i lejojmë që kompromis të fundit, daljen në detin Adriatik përmes daljes së Kosovës, Serbisë. Por çdo herë kur them t’i lejojmë them se ne vendosemi a lejojmë ajo. Dhe për çka i lejojmë është ulësja në OKB.Pra në vend të kompromisit territorial siç shumë vet kanë aluduar unë ofroj kompromisin infrastrukturor. Këtu i kam dokumentet në të cilat ministri i qeverisë suaj në vitin 2017-2018-2019 po citoj, propozohet projekti i autostradës Prishtinë- Merdar- Nish. Citoj jam i lumtur që viti 2018 do të mbyllet me lajme të mira siç është autostrada Prishtinë Merdar- Nish...ju obligoheni që t’i ndërtoni qasje Serbisë në detin Adriatik me ndërtimin e 28 kilometrave Prishtinë Merdare. Korridorin nuk iu solla unë e gjeta tek ju zotëri Lekaj”, tha ai.

Lekaj: Në Qeverinë Haradinaj, kurrë nuk është biseduar për t’i hapur korridore Serbisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka kthyer përgjigje ministrit të Qeverisë Kurti, Blerim Rekaj, në akuzat e tij që edhe Lekaj si ish-ministër ka folur për hapje të korridore ndaj Serbisë.

Lekaj ka thënë se asnjëherë nuk është menduar ndonjëherë në Qeverinë Haradinaj diçka e tillë.

Ai ka thënë se ka pasur projekte pan-evropiane për autostrada, por jo plane për hapje të korridorit për Serbinë drejt Shqipërisë.

“Më vjen keq që në këtë moment ku gjendet Kosova, ne merremi me fjalë mashtruese. Me fjalë që asnjëherë s’është biseduar që të kemi korridore dhe Serbia të ketë dalje në Detin Adriatik. Nuk e di se si është e mundur të bëhet politikë me projekte pan-evropiane. Në atë marrëveshje kanë hyrë autostradat pan-evropiane. Në asnjë moment nuk është menduar që ne t’i lëshojmë korridore Serbisë dhe të ketë dalje në Detin Adriatik”, ka theksuar Lekaj.

“Historikisht shqiptarët kanë punuar që të mos jepen korridore të tilla. Andaj, këtu iu them që asnjëherë nuk e kam përmend që të jepet korridor për marrëveshje me Serbinë si kompromis”, ka thënë ai.

Limaj: Kurti provokoi rrëzimin e Qeverisë derisa e arriti qëllimin

Deputeti Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma-AKR tha se e kishte paralajmëruar Kurtin që t’i marrë detyrat e veta, por Kurti nuk e dëgjoi.

“Kryeminstri e ka pasur rastin qe t’i marrë detyrat e veta, e të mos bëhet peng nga institucionet tjera, por nuk u shfrytëzua ky rast.”, tha ai.

Limaj gjithashtu tha se Kurti që nga fillimi i koalicionit ka bërë provokime për ta rrëzuar Qeverinë.

“Politika është lidership, është keq qe ta provokoni rrëzimin e qeverisë, dhe ju e keni bërë vazhdimisht.”, u shpreh ai.

Limaj bëri apel që të ndihmohen më shumë komunat në këtë kohë pandemie.

“Ministra, aktivizohuni në Komunat qe kane nevoje per ndihma.”, përfundoi Limaj.

Kurti: Luftëtar i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës, por jo për demarkacionin pasi nuk ishte qëndrim patriotik.

Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë.

Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk dua t’ua mësojnë breza të rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.

Kurti: Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës

“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën. Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë , e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd. Është gjëja më normale. Prandaj, edhe nuk bën me ai tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja. Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje. Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në 'Marigonë', me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë. E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.

Ministri Reka polemikë me Lekajn e AAK-së

Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka është përfshirë në debatin e sotëm në Kuvend për mocionin e rrëzimit të qeverisë.

Reka është munduar ta sqarojë deklaratën e tij të dhënë për një televizion ku ndër të tjera thotë se Kosova mund t’i jap qasje Serbisë për në detin Adriatik.

Ai ka thënë se e ka pasur fjalën që në vend të kompromisit territorial të bëhet kompromis infrastrukturor.

“Më lejoni të falënderoj deputetin Haradinaj për mundësinë që në një seancë plenare t’i sqarojmë ca gjëra se çka paskam fal unë sipas deputetit Haradinaj. Nëse aludon në emisionin televiziv ku në pyetjen se për ulësen në OKB a duhet dhënë territor, përgjigja ishte e qartë se sovraniteti shtetëror është i pakontestueshëm. Ndoshta mund t’i lelojmë si kompromis së fundit daljen në detin Adriatik. Pra në vend të kompromisit territorial, unë ofroj kompromisin infrastrukturor”, tha Reka.

Reka më tutje vazhdoi me deklaratën e tij duke cituar fjalët e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që sipas tij i gëzohej një projekti të Autostradës Prishtinë-Nish.

Mirëpo i shpejtë ishte edhe reagimi i Lekajt. Ai tha se asnjeherë nuk është menduar që Serbisë t’i jepet një corridor i tillë, dhe se projekti në fjalë ka qenë panevropian.

|Më vjen keq që në këtë moment që gjindet Kosova, ne mirremi me fjalë mashtruese, që asnjëherë në bindjen time ka qenë që ne të japim korridore, apo t’i lejojmë Serbisë që të ketë dalje në Adriatik. Është për t’u çuditur se si mund të manipulohet me projekte që janë panevropiane. Nëse nuk e ka lexuar ministri ka qenë diçka për procesin e Berlinit, dhe në këtë marrëveshje kanë hyrë të gjitha autostradat panevropiane, por asnjëherë nuk është menduar që të ketë korridor për Serbinë”, tha Lekaj.

Në fund të kësaj replike  foli shkurtimisht edhe njëherë ministri Reka, i cili tha se korridorin për Serbinë e ka gjetur nga qeveritë e kaluara, nuk e ka sjellur ai.

“Korridorin nuk ua solla unë, e gjeta tek ju”, tha në fund Reka.

Debat i ashpër: Kurti e Haradinaj kapen për patriotizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se e çmon patriotizmin e deputetit Daut Haradinaj.

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat i ashpër në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit, Daut Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka vënë në dyshim asnjëherë patriotizmin e tij, por jo edhe për demarkacionin.

“Nuk e vë në diskutim patriozitmin e Haradinajt, para, gjatë dhe pas luftës, por jo edhe për demarkacionin. Pra ky është problemi, se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën”, u shpreh Kurti.

Tutje sipas Kurtit, kushdo që ka luftuar, ka qenë i burgosur e viktimë, këtë e ka bërë për vendin e tij, Kosovën.

Sipas tij, luftëtarët e vërtetë nuk kanë marrë asgjë me vete.

***

Pas një debati të nxehtë në Kuvend, deputetët shkojnë në pauzë për 10 minuta.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se duhet të shkohet në pazuë sepse nuk po punojnë mirë pajisjet.

“Na duhet pazue sepse nuk po punojnë paisjet, regjisë i duhet me i rregullu. 10 minuta pauzë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po mban seancë për mocionin e votëbesimit të Qeverisë Kurti. 

​Kurti: Motori i rrëzimit të Qeverisë është marrëveshja e gatshme për shkëmbim territorial

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se motori i rrëzimit të qeverisë së tij është presidenti, Hashim Thaçi, pasi siç tha ka një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial me Serbinë. Shefi i ekzekutivit u shpreh se ky mocion mosbesimi po e len popullin pa qeveri në momentin më delikat të luftimit ndaj pandemisë Covid 19.

I pari i qeverisë duke folur për këta dy muaj të qeverisjes së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e tij prej pushteti, tha se janë bërë punë të mëdha. Derisa theksoi se qeveria e tij ka mbështetjen e popullit.

Kurti: Rrëzimi i qeverisë ka të bëjë me një marrëveshje të gatshme me Serbinë për shkëmbim territorial

“Për bindjen time të fuqishme motori i këtij nxitimi për të shkarkuar këtë qeveri nuk ka të bëj fare me minist rin. Nuk ka të bëj as me tërheqjen e trupave nga ShBA-të. Por ka të bëj asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në prapavijë motori që e shkakton rrëzimin e qeverisë. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë. Pazari presidencial me këtë qeveri ku udhëheq unë nuk bëhet. Provoj të shpall ai gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëri. Shkoj në shtëpi të bardhë me bë marrëveshje, pse nuk bëri. Me mua kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pa u kriju gjendja e jashtëzakonshme. Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbërit, as të kuqe për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj motori në prapavijë i krejt kësaj pune është që largohem unë dhe të hapet rruga për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim”, tha ai.

Kurti në këtë seancë tha se primare për të është parandalimi i virusit Covid 19.

Kurti; Mua nuk më dhimbset vetja, por populli

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri, e aq më pak vetja. Mua më dhimbsen njerëzit dhe qytetarët, populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari ky mocion mosbesimi synon të lej popullin pa qeverinë e tij. Pa qeverinë e tij që e ka votuar. Së dyti po e len qeverinë pa një qeveri reformatore e cila padyshim se lufton korrupsionin. Dhe zotimin për punësim për gratë dhe rininë që e ka seriozisht si askush tjetër. Dhe së treti po dëshironi të leni popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusin në javën më të rëndësishme në një menaxhim tonin i cili është shembull, jo për vendin e rajonit...populli e din që unë nuk e kam mbështetjen e juaj si deputet të PAN-it, populli e din që edhe prej disa deputetëve të LDK-së se kam mbështetjen. Por ju të gjithë e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarë të cilët janë në një gjendje të rëndë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tregoi në detaje gjitha veprimet që i ka bërë për të parandaluar këtë virus.

Kurti: Kemi marrë masat e duhura për parandalimin e COVID 19

“Kemi bërë ndalimin e hyrje daljeve në disa komuna, kemi mbyllur kufijtë, aeroportin. Kemi themeluar komisionin e posaçëm për parandalimin e koronavirusit. Me mua si kryeministrit si udhëheqës shtatë ministria dhe 12 ekspert të fushës. Këtij komisioni i shtohen edhe shtatë anëtarë të tjerë. Kemi bërë shpërndarjen e materialeve të domosdoshme në të gjitha komunat. Përgatitjet për izolim, komunikim me mediat dhe publikun. Kemi shpall emergjencën për shëndetin publike, kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë, por jo për nënshtetasit tonë. Dhe qendrën e konvikteve e kemi bë rë hapësirë karantine”, tha ai.

Kurti foli edhe për largimin e tarifës, ku tha se kjo nuk duhet të jetë një arsye për rrëzimin e tij, pasi me 1 prill përmes një vendimi të qeverisë do të largohet tërësisht.

Kurti: Do të largojmë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë

“Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Deri më 1 prill 2020. Kemi thënë se qeverinë në tërësi të nxjerr vendimin për heqje në tërësi tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit. Ashtu siç jemi zotuar në fushatë dhe në si e kemi pasur në marrëveshjen e koalicionit qeverisë dhe në programin tonë”, tha ai.

***

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se qeveria e tij ishte në rrugën e drejtë, por e kishte ditur se mund të rrëzohej qeveria e tij.

Ai ka thënë se është i lumtur se pse nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

“Jam i lumtur, nuk e di a e besoni. Para një jave ka pasur tentim puçi në Republikën e Kosovës. Do të dalin transkriptet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Ka pasur tentim puçi. E kemi ndalë. Ky është suksesi ynë. Për mua është pakrahasimisht më re rëndësishme që të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ku e bëjën presidentin mbret si në monarki feudalësh se sa a po mi hiqni mua kompetencat. Nuk jam si kryeministrat tjerë unë”, ka deklaruar Albin Kurti.

Albin Kurti: Komandanti i KFOR-it më tha se nuk ka kërkesë për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për lajmet për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Ai pyeti se pse nuk u tërhoqën trupat nga Kosova.

Kurti në fjalimin në Kuvend, ka thënë se dje është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, bashkë me ministrin e mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti ka thënë se nuk ka asnjë urdhër për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova, përcjell Bota sot.

Kurti tha se këto deklarata ai i ka bërë dje në mesditë.

Image

Kurti zbulon detaje interesante se çka i kishte thënë Thaçi për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti pak para votimit të mocionit të votëbesimit ka thënë se nuk i dhimbset kjo Qeveri e aq më pak vetja, por, siç ka thënë ai, i dhimbset populli, duke shtuar se po i lënë qytetarët pa Qeverinë që e kanë votuar.

“Po doni ta lëni popullin pa Qeveri në mes të përhapjes së Coronavirusit”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se populli e din që s’e ka mbështetjen e PAN-it e as të disa deputetëve të LDK-së.

Image

“Motorri i këtij nxitimi për shkarkimin e Qeverisë, s’ka të bëj me ministrin, ka të bëj asgjë më pak se për një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.Ky Pazar presidencial nuk e duron këtë Qeveri. Me mu kryeministër nuk ka nuka ka Pazar”, ka thënë Kurti.

“Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë as të Gjelbër as të Kuqe. Motorri i mocionit është si të largohem unë”.

Kurti ka zbuluar se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë, të cilën ia ka konfirmuar edhe presidenti në takim.

“Ai ma përsëriti tri herë, hiqe taksën, shkojmë bashkë në Uashington e heqim qafe Serbinë njëher e përgjithmonë.Këta nuk janë kryeministra të zgjedhur si ti e unë, janë kryeministra të emëruar”, ka potencuar Kurti.

Kurti: Sa të jem unë kryeministër, s'do të ketë shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën për rrëzimin e qeverisë së tij, ka thënë se qeverinë nuk duan ta rrëzojnë as për shkak të taksës, as për shkak të ministrit, por për shkak të marrëveshjes për shkëmbim territoresh.

Gjatë fjalimit të tij para deputetëve, ai ka thënë se sa të jetë ai kryeministër, nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbim territoresh, shkruan Bota sot.

"Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as të kuqe, as të verdhë, për shkëmbim territoresh", është shprehur ai.

Ai ka thënë se është i bindur se marrëveshja është gati.

Kurti: Jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria sot është në ditën e 50 të saj dhe për këtë periudhë është krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij.

Kurti bëri një rezyme të punës së Qeverisë për këto 50 ditë.

Ai tha se qysh në fillim të punës i ka përgjysmuar pagat e kabinetit qeveritar, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë.

“Dëshiruam të sjellim etikë në politikë”, tha ai.

Kurti përmendi edhe shkarkimin e koordinatorëve, që i quajti të panevojshëm, shkarkimin e bordeve, etj.

Shala i Nismës: Sot do t’i vijë fundi virusit të shpresës

Nisma Socialdemokrate i ka dhënë mbështetje Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocionin e mosbesimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka bërë të ditur se partia e tij e mbështet mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Ai në fjalimin e tij, Qeverinë Kurti e ka krahasuar me virus duke thënë se sot do t’i vijë fundi virusit të shpresës.

“Kosova po ballafaqohet më virusin e shpresës dhe virusin Covid-19. Besoj që virusi shpresa nga sot nuk do të jetë më këtu. Dhe kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria ma e shkurtër”, deklaroi Shala.

Ai edhe një herë e bëri të ditur se Nisma-AKR do ta mbështesë mocionin e iniciuar nga LDK-ja, duke thënë se nuk do të lejojë qeveri me viruse.

Albin Kurti zbulon arsyen kryesore: Ja pse po e duan shkarkimin tim 

Kryeministri i vendit Albin Kurti u është drejtuar deputetëve të Kuvendit, ku po mbahet seanca për shkarkimin e qeverisë së tij.

Ai ka bërë bilancin e punës së qeverisë së tij, duke numëruar disa nga të arriturat dhe vendimet e saj.

Kurti ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e tij, ka për qëllim ta lë popullin, pa qverinë të cilën e kanë votuar, përcjell Bota sot.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe vetja, por më dhimbsen qytetarët e Kosovës. Ky mocion ka për qëllim ta lë popullin pa qeverinë të cilën e kanë votuar. Ky mocion po e lë popullin pa qeveri reformatore dhe po e lë popullin pa qeveri në kohën e pandemisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se nuk e ka përkrahjen e PAN-it, por atë të qytetarëve.

“Populli e din që s’e kam mbështetjen e PAN-it, por e din që e kam mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë më tej ai.

Ai ka zbuluar arsyen kryesore, pse po e duan shkarkimin e tij.

Motori i këtij nxitimi për shkarkimin e kësaj qeverie, nuk ka të bëjë me shkarkimin e ministrit apo largimin e trupave amerikane nga Kosova, por motori në prapavijë është marrëveshja e gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është motori në prapavijë, i cili po e shkakton këtë nxitim për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti pak para votimit të mocionit të votëbesimit ka thënë se nuk i dhimbset kjo Qeveri e aq më pak vetja, por, siç ka thënë ai, i dhimbset populli, duke shtuar se po i lënë qytetarët pa Qeverinë që e kanë votuar.

“Po doni ta lëni popullin pa Qeveri në mes të përhapjes së Coronavirusit”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se populli e din që s’e ka mbështetjen e PAN-it e as të disa deputetëve të LDK-së.

“Motorri i këtij nxitimi për shkarkimin e Qeverisë, s’ka të bëj me ministrin, ka të bëj asgjë më pak se për një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.Ky Pazar presidencial nuk e duron këtë Qeveri. Me mu kryeministër nuk ka nuka ka Pazar”, ka thënë Kurti.

“Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë as të Gjelbër as të Kuqe. Motorri i mocionit është si të largohem unë”.

Kurti ka zbuluar se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë, të cilën ia ka konfirmuar edhe presidenti në takim.

“Ai ma përsëriti tri herë, hiqe taksën, shkojmë bashkë në Uashington e heqim qafe Serbinë njëher e përgjithmonë.Këta nuk janë kryeministra të zgjedhur si ti e unë, janë kryeministra të emëruar”, ka potencuar Kurti.

Selimi: Seanca për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të një marrëveshje të keqe që po e pret Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Rexhep Selimi, në fjalën e tij në seancën për mosbesim deklaroi se sot kundërshtarët politikë të tyre kanë bërë aleat me virusin COVID-19 për të luftuar Qeverinë e Kosovës.

Selimi tha se LDK bashkë me aleatët e vjetër po kërkojnë mocion mosbesimi në kohën më të vështirë për Kosovën kur qeveria po përballet me epideminë, së bashku me të gjitha kapacitetet me mjekët e policët.

Duke iu drejtuar LDK-së dhe deputetëve nënshkrues për thirrjen e seancës, Selimi tha se të njëjtit edhe mund të braktisin interesin e qytetarëve, edhe mund të shtyjnë përpara projektin e Thaçit dhe Vuçiqit për marrëveshjen e dëmshme për Kosovën, por kurrë nuk mund të mposhtin Vetëvendosjen.

Selimi: Do të takohemi sërish në rrafshin politike e elektoral

“Natyrisht, do të takohemi prapë me njëri-tjetrin dhe në rrafshin politik dhe atë elektoral. E kur të takohemi në zgjedhje, thirrni Thaçin e Vuçiqin t'ua bëjë votat për zgjedhjet e ardhshme sepse pavarësisht që këtu u mundua sponsorizuesi të na nxjerrë ne në luftë për protagonizëm mes kryeministrit dhe presidentit, kjo natyrisht që nuk qëndron përderisa kryeministri po vazhdon të jetë në anën e interesit të qyfterëve, në mbrojtje të shëndetit të tyre, presidenti po vazhdon aleancën me ju për ta rrëzuar aleatin kryesor të qytetarëve në këtë rast Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Selimi.

Selimi theksoi se sanksionet e pretenduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën thjesht janë një trillim nëse nuk do të ishin një dëshirë e LDK-së në kohën e Qeverisë Kurti.

Madje, ai shtoi se kjo seancë është thirrur për të shkuar drejt një marrëveshje shumë të keqe që po e pret Kosovën

Selimi: Seanca u thirr për të shkuar drejt një marrëveshje të keqe me Serbinë

“Nuk është aspak e vërtetë që arsyeja kryesore e thirrjes së kësaj seance është shkarkimi i njërit nga ministrat, madje nuk është aspak e vërtetë që kjo seancë është thirrur as për ta hequr tarifën ndaj Serbisë. Kjo seancë është thirrur për të shkuar drejt një marrëveshje shumë të keqe që po e pret Kosovën, e kjo marrëveshje as nuk të pranohej, as nuk do të lejohej nga Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Selimi.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka ndarë mendjen dhe më mirë të tradhtohet sesa preferojnë të ruajnë interesin e vendit.

Selimi: Më mirë të tradhtuar se të tradhtojmë

“Ne e kemi ndarë mendjen, më mirë të tradhtuar se të tradhtojmë. Më mirë të mashtruar se sa të mashtrojmë. Më mirë me Kosovën sesa në koalici on me ju. Shihemi përballje të tjera”, përfundoi Selimi.

Selimi: Seanca për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të një marrëveshje të keqe që po e pret Kosovën

Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nuk është e vërtetë që mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti është thirrë për shkak sanksioneve të vendosura nga Amerika.

Ai tha se e vërteta e thirrjes së seancës është sponsorizimi përtej LDK-së për një marrëveshje të keqe që e pret Kosovën.

“Është e pasaktë që ka sanksione nga Amerika, janë një trillim, ose dëshirë në kohën e qeverisë Kurti nga ana juaj (LDK). S’është e vërtetë që thirrja e seancës është shkarkimi i Veliut e as për tarifën, është thirr me sponsorizim përtej jush për një marrëveshje të keqe që po e pret Kosovën që s’do të pranohej nga qeverisja Kurti. Ne e kemi ndarë mendjen më mire në koalicion me Kosovën se në koalicion me ju, shihemi në përballje tjera”, tha Selimi.

***

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij do të votojë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Që në zanafillën e vetë, koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së e ka dëshmuar papërgjegjësinë ndaj vendit dhe paaftësinë për të qeverisur në mënyrë normale, fillimisht me vonesën e tejzgjatur prej 119 ditëve për ta formuar qeverinë, duke e mbajtur të paralizuar jetën institucionale të shtetit dhe duke e penguar rrjedhën normale të zhvillimit në vend. Kjo zvarritje ishte edhe dëshmia e parë e mashtrimit të drejtpërdrejtë që këto dy parti i bënë elektoratit të tyre pasi i kishin premtuar qeveri brenda 72 orësh mbi baza parimore, ndërsa u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor për poste dhe pushtet. Ky kryeministër e kjo qeveri nuk meritojnë të qeverisë Republikën e Kosovës”, tha ai.

“Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t'ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë”.

***

Albin Kurti mbërrin në Kuvendin e Kosovës

Kur brenda ka filluar seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

**

Selimi: Mund ta shtyni përpara marrëveshjen Thaçi-Vuçiq, por kurrë të na mposhtni

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu drejtuar LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nismës, u ka thënë se kurrë Vetëvendosjen s’mund ta mposhtin.

“Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiq. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Selimi, tranmseton Koha.

Selimi tha se në kohën kur e gjithë bota po lufton ndaj pandemisë COVID-19, këto parti po luftojnë për pushtet.

Gashi: Kurti rrezikoi largimin e trupave amerikane nga Kosova, i dha vet fund qeverisjes me LDK-në

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca ku do të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes shefit të Grupit Parlamentar, Arben Gashi, ka arsyetuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Gashi ka thënë se veprimet e Kurtit me mos-heqjen e taksës dhe me shkarkimin e Agim Veliut, kanë bërë që t’i jepet fund marrëveshjes me LDK-në.

“Pas një periudhë të gjatë mosveprimi të mosheqjes së taksës sipas kërkesës së SHBA-ve, mosveprim ky që na ka bërë subjekt të sanksioneve amerikane, kryeministri Kurti vendosi t’i jap fund marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në duke shkarkuar edhe një ministër pa paralajmërim”, ka thënë ai.

Gashi tutje tha se kryeministri Kurti ka qenë i shtyer nga paranoja apo frika për të menaxhuar me situatat politike.

“Kryeministri i shtyrë nga paranoja apo frika për të menaxhuar me situatat politike ka vendosur të heq dorë nga përgjegjësia për të qeverisur në një kohë kur Kosova kanoset seriozisht në aspektin shëndetësor. Në këtë kohë, presidenti dhe kryeministri kanë gjetur ta luftojnë njëri tjetrin. Albin Kurti ishte figurë e re në qeverisje, dhe LDK u angazhua që qeveria të kishte sukses, sepse ishte në të mirën e të gjithëve. Kjo qeveri u vlerësua si evropiane, e jo një qeverisje e akuzave të eliminimit moral të kundërshtarit. Kurti shkeli marrëveshjen e koalicionit duke shkarkuar pa asnjë paralajmërim ministrin Veliu”, tha Gashi.

Gashi tutje tha se Kurti me veprimet e tij, ka rrezikuar seriozisht largimin e trupave amerikane nga Kosova.

“Qeveria e Kosovës erdhi në pushtet me besimin për një momentum të ri, me arsyetimin për luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Veprimet e qeverisjes Kurti rrezikuan tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, gjë që do të rrezikonte paqen në vend”, tha ai.

“Me këtë veprim Kuvendi mundëson krijimin e një qeverie të stabilitetit me kohëzgjate të kufizuar e që do të adresonte sfidat kryesore të Kosovës”, tha në fund Gashi duke lexuar tekstin e mocionit.

Krasniqi: Ky është akt i vetë-dorëzimit të Kryeministrit dhe Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se seanca për votëbesimit të Qeverisë ka ardhur pas vetë-dorëzimit të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë përballë sfidave që ka vendi ynë.

"Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancat më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër", tha Krasniqi, duke konfirmuar se PDK do ta votojë rrëzimin e Qeverisë.

"Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t'ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë", tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e nënkryetarit Memli Krasniqi:

Të nderuar qytetarë,

Që në zanafillën e vetë, koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së e ka dëshmuar papërgjegjësinë ndaj vendit dhe paaftësinë për të qeverisur në mënyrë normale, filimisht me vonesën e tejzgjatur prej 119 ditëve për ta formuar qeverinë, duke e mbajtur të paralizuar jetën institucionale të shtetit dhe duke e penguar rrjedhën normale të zhvillimit në vend. Kjo zvarritje ishte edhe dëshmia e parë e mashtrimit të drejtëpërdrejtë që këto dy parti i bënë elektoratit të tyre pasi i kishin premtuar qeveri brenda 72 orësh mbi baza parimore, ndërsa u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor për poste dhe pushtet.

Ky kryeministër e kjo qeveri nuk meritojnë të qeverisë Republikën e Kosovës, sepse që në orët e para të marrëveshjes filluan të nëpërkëmbin ligjet dhe institucionet e shtetit, duke bërë një thirrje klandestine dhe pa paralajmërim të seancës për ta zgjedhur pa praninë e opozitës Kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo fyerje e institucionit më të lartë në vend u shndërrua në traditë prej kësaj shumice aktuale, nëpërmjet edhe të kontrabandimit me procedurë të përshpejtuar të buxhetit të qeverisë para pak ditësh, në një seancë tjetër që sërish përjashtoi opozitën nga procesi.

Në kohën më të ndjeshme për Kosovës, Qeveria në vend se të rimëkëmbte marrëdhëniet e lënduara me SHBA-të, ajo përkundrazi nxiti dhe orkestroi një frymë anti-amerikane përmes neglizhimit të qëllimshëm të rekomandimeve amerikane dhe përmes diskursit kundërshtues e perçarës ndaj SHBA-ve, përmes militantëve partiakë.

Kjo edhe solli sanksionimet formale nga aleati ynë më i rëndësishëm, si në rastin e pezullimit të fondeve prej 200 milionë eurosh nga projektet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit. Njejtë, kjo qasje e Kryeministrit bëri që një kompani amerikane të tërhiqet nga investimi më i madh në historinë e Kosovës, duke rrezikuar kështu sigurinë energjetike të vendit tonë dhe duke humbur me mijëra vende pune.

Në anën tjetër, si qytetarë dhe si shtet, jemi duke u përballë me situatën më të rëndë që nga paslufta, me pandeminë globale të virusit COVID-19.

Gjatë këtyre ditëve, të gjithë ne kemi pasë nevojë për kujdesin e shtuar të Qeverisë dhe të institucioneve përgjegjëse, për t’u dhënë më shumë siguri dhe shpresë qytetarëve tanë se kjo sfidë e rëndë do të kalojë dhe se shteti do të ketë në fokus prioritar interesin dhe nevojat e qytetarëve.

Dhe cka morem si përgjigje në vend të kësaj?  

Në kulmin e izolimit dhe bllokimit të jetës së qytetarëve, Qeveria e krijoi një krizë të re! Thua se nuk mjaftonte kriza kaq e rëndë, partnerët e koalicionit qeverisës krijuan krizë mbi krizë, që vetëm mund të shtojë pasigurinë edhe më shumë.

Në kohën e një ankthi kolektiv të ballafaqimit me pandeminë, kur familjet tona janë të shqetësuara për fatin e secilit, të humbet arsyeja dhe të krijohet krizë për hesape personale dhe partiake, është më tepër se papërgjegjësi institucionale.

Në kohën kur shumica e qytetarëve janë të ngujuar nëpër shtëpi, kur kemi komuna e fshatra të tëra në karantinë, në vend se të punohet për t’iu ardhur në ndihmë atyre, Kryeministri dhe partneri i tij gjetën kohë për të qëruar hesape politike.

Të nderuar deputetë,

Sot, me të drejtë, çdo qytetar i Republikës së Kosovës është i revoltuar me politikën.

Kur e kërkojmë besimin e qytetarëve në zgjedhje, ne e marrim atë për të udhëhequr edhe kur është kohë krize dhe jo vetëm kur është lehtë. Dhe në kohë krizash, përgjegjësia e politikanëve nuk duhet të jetë vetëm partiake. E sidomos jo e atyre që udhëheqin me vendin.

Por, pikërisht në ktë kohë pasigurie, partnerët e koalicionit qeverisës po e rrëzojnë Qeverinë. Pra, nuk është opozita, por vet Qeveria ajo që po e rrëzon vetveten.

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndihmuar dhe as nuk e ka shkaktuar, me asnjë veprim, këtë situatë.

Faji dhe përgjegjësia është krejtësisht vetëm e këtij koalicioni qeverisës.

Kjo ikje nga përgjegjësia, institucionale dhe morale, dhe ky vet-dorëzim i Kryeministrit, duke provokuar vet me veprimet e tij mocionin e mosbesimit, është i padenjë. Sepse, po ndodh pikërisht në kohën kur do të duhej të punonte për unitet e bashkëpunim dhe jo për përçarje e ndasi.

Andaj, ai vetë po ia vulos vetes fatin e tij politik si Kryeministër, bashkë me partnerin e tij, me të cilët premtuan aq shumë e bënë shumë pak për gati dy muaj qeverisje. 

Ky është akti i vetë-dorëzimit të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij, pa dallim partiak, përballë sfidave që ka vendi ynë.

Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancat më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër.

Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t'ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë.

106 deputetë gjenden në sallë

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me 45 minuta vonesa.

Në këtë seancë pritet të votohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në fillim të seancës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar një minutë heshtje për aktoren Leze Qena, e cila ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare.

106 deputetë gjenden në sallë.

***

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca dhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë hyrë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë hyrë edhe dy prej liderëve opozitarë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Seanca plenare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti nuk ka nisur në orën 11:00 siç është paraparë.

Image

Mësohet se këto vonesa po bëhet për shkak të kontrolles dhe masave preventive ndaj secilit deputetë për shkak të pandemisë COVID 19.

Deputetë nga VV, LDK, PDK dhe Lista Serbe arrijnë në Kuvend

Një numër i deputetëve kanë arritur në Kuvendin e Kosovës pak para se të nisë seanca për mocionin anti-Kurti.

Nga Vetëvendosja është parë të hyjë Fitore Pacolli, ministrja nga LDK-së Vlora Dumoshi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Po ashtu, edhe deputetët e Listës Serbe dhe një deputet tjetër i pakicave.

Asnjë prej tyre nuk janë parë në disponim për të folur para mediave dhe për të treguar se cila do të jetë vota e tyre.

***

Kosnett largohet nga Kuvendi

Ende nuk dihet se me kënd është takuar, mirëpo media mëson se ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Media është duke qëndruar tek hyrjet e Kuvendit të Kosovës, derisa deputetët e partive të ndryshme kanë filluar të hynë brenda objektit.

Me inicimin e mocionit të mosbesimt të LDK-së përkrahur nga partitë opozitare sot pritet të rrëzohet Qeveria Kurti.

Ambasadori Kosnett mbërrin në Kuvend

Ndër ta në objektin e Kuvendit është parë duke hyrë edhe ambsadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.

***

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.

Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë, përveç dezinfektimit të hapësirave, deputetët që në hyrje të sallës ku do të mbahen seanca, do të kontrollohen në mënyrë të detajuar, pas situatës së krijuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat