Vjen reagimi i parë nga Serbia, pas deklaratës së Rusisë për ndryshimin e qëndrimit ndaj Kosovën

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga Serbia, pas deklaratës së Rusisë për ndryshimin e qëndrimit ndaj Kosovën

Nga: F. B. Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:27
Dushan Janjiç

Drejtori i Forumit për raporte etnike në Beograd Dushan Janjiç vlerësoi se deklarata e ambasadorit rus Harçenko “ndryshon me qëndrimin e Rusisë” se mbështet secilin vendim të Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Janiç në një prononcim për “Beta” theksoi se qëndrimi i Harçenko për të konfirmuar zgjidhjen me rezolutë të re në KS të OKB-së tashmë është parë dhe nuk është e rastësishme që ky qëndrim shprehet në Ditën e Evropës.

Sipas tij, një skenar i tillë për ndryshimin e rezolutës 1244 është nxitje që Serbia të braktis rrugën drejt BE-së , me çka “Rusia ka tregtuar me Amerikën”.

Ky skenar sipas Janjiç nuk është në interes të Serbisë, po përbën rrezik në rrugën evropiane dhe një periudhë e rëndë e Serbisë dhe “katastrofës ekonomike”  në të cilën si vlerësoi “nuk do mund të ndihmonte as Rusia”.

"Nuk është i sinqertë qëndrimi i Moskës, nëse veç ka qëndrim ndaj regjimit të Vuçiqit” tha Janjiç duke shtuar se deklarata e ambasadorit Harçenko “nuk duket si qëndrim mbështetës”.

Si dihet ambasadori rus ka theksuar se zgjidhja definitive e çështjes së Kosovës duhet të konfirmohet përmes rezolutës së re të KS të OKB-së, që do zëvendësoj rezolutën ekzistuese 1244.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat