Qeveria Kurti nesër mban mbledhje, ja çfarë do të diskutohet

Aktuale

Qeveria Kurti nesër mban mbledhje, ja çfarë do të diskutohet

Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:14
Albin Kurti

Qeveria Kurti nesër pritet të mbajë mbledhje në ora 14:00.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të raportohet për 100 ditëshin e qeverisjes.

“Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secili/a”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot bëhen 100 ditë që kur o formua Qeveria Kurti, ndërkaq gjysmën prej tyre Albin Kurti e kaloi si kryeministër në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat