Nezir Kraki zbulon se kush po qëndron në të vërtetë pas Qeverisë Hoti

Aktuale

Nezir Kraki zbulon se kush po qëndron në të vërtetë pas Qeverisë Hoti

Nga: M.H Më: 30 maj 2020 Në ora: 21:39
Avdullah Hoti

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, përmes një postimi në facebok ka komentuar situatën politike në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Kraki shprehët që ky aktgjykim I Gjykatës Kushtetuese është një tekst politik dhe se ajo na tregoi që KUSH e bën qeverinë duke shtuar që kjo qeveri nuk është qeveria e Hotit por e Hashimit.

Më tej, profesori tregon që një problem që do të shfaqet pas disa muajve do të jetë që s’do kete as Grenell as Hashim në skenë dhe Kosova do obligohet të jetojë nën trysninë e çmimit të votave brenda salles se Kuvendit.

Postimi i plotë

Detyrë e Gjykatës ishte të tregonte SI bëhet qeveria në një kontekst jo krejt të qartë politik. Ajo na tregoi KUSH e bën qeverinë.

Prandaj akgjykimi i saj është tekst politik i cili e konsideron tash e tutje krejt normale tregtine me vullnetin e qytetarëve.

I njejti aktgjykim e ‘legalizon’ edhe mashtrimin para zgjedhjeve sepse tash e tutje partite e dinë që pushteti nuk buron nga kontrata me votuesit në bazë te programeve por nga kombinimet shitblerëse në korridoret e Kuvendit.

Kjo e shuan edhe konceptin e garës zgjedhore sepse blloku perballë fituesit do jete gjithmonë më i forte numerikisht.

Me fjalë tjera, Gjykata ka marrë vendim që të krijohet qeveria Hoti (ne realitet qeveria Thaqi) pa i menduar aspak pasojat e mëvonshme të këtij çrregullimi kushtetues.

Problemi është se pas disa muajve s’do kete as Grenell as Hashim në skenë dhe Kosova do obligohet të jetojë nën trysninë e çmimit të votave brenda salles se Kuvendit.

Disa ende s’e kanë kuptu sa i thellë është ky çrregullim kushtetues. Edhe kjo është tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat