Cili është Avdullah Hoti? Rrugëtimi drejt postit të Kryeministrit të Kosovës

Aktuale

Cili është Avdullah Hoti? Rrugëtimi drejt postit të Kryeministrit të Kosovës

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:07
Avdullah Hoti

I diplomuar në menaxhim dhe informatikë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, Avdullah Hoti ka kryer studimet e pas-universitare për ekonomiks në Staffordshire University në Britaninë e Madhe.

Ka përvojë akademike dhe hulumtuese si lektor i disa lëndëve ekonomike në universitete të vendit, ndërsa është gjithashtu publikues i 16 artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare dhe autor i disa teksteve në gjuhën angleze.

Angazhimi në politikë filloi në 2006 me anëtarësimin në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, u zgjodh deputet i Kuvendit, ndërsa më 9 dhjetor të po atij viti u emërua ministër i Financave.

Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Albin Kurtit, z. Hoti mbajti postin e zëvendëskryeministrit, detyrë nga e cila u shkarkua pas mocionit të mosbesimit të LDK-së që edhe rrëzoi qeverinë Kurti”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i tij propozohej si kandidat për kryeministër. Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Avdullah Hoti ishte i përzgjedhuri i LDK-së për të marrë drejtimin e ekzekutivit pas tërheqjes së kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat