Deputeti i VV-së: Ende s’kemi datë për protestë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Ende s’kemi datë për protestë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:09
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi pas votimit të qeverisë së re në Kosovë, thotë se forca politike ku ai bën pjesë do ta luftojë me çdo mënyrë për të ndaluar grabitjen e mandatit që i është bërë padrejtësisht.

“VV aktualisht është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë që ta kundërshtojë të gjithë këtë që ka ndodhur deri tani. Vendimi i gjykatës është i paligjshëm. Përpos humbjes, kemi një precedent të rrezikshëm të ardhmen, ku mandatohen të qeverisin partitë humbëse dhe përjashtohet fituesi. Ka synim që të betonojë ndikimin e një monokulturë që është vendosur prej 20 vitesh në Kosovë”, tha deputeti i VV-së.

“Nuk është se kemi caktuar datë për protestë, jemi duke biseduar në të gjithë nivelet organizative me partinë. Do t’i bëjmë ballë kësaj grabitjeje që na është bërë. Nuk përjashtohen protestat paqësore. Së pari kemi të bëjmë me një qeveri që ka problem legjitimiteti dhe është shumë e dobët. Është votuar në kushtet e presionit dhe e thonë dhe vetë disa deputetë. Është fiks nën numrin 61”, theksoi z. Abrashi.

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar dhe pas shumë negociatave arriti të formonte një koalicion për të bashkë qeverisur me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, ky bashkëpunim nuk zgjati më shumë se 52 ditë, kur LDK ndërmori mocion mosbesimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat