Vazhdon pagesa për polisat kufitare, shqiptari nga Kosova që jeton në Austri detyrohet ta paguajë

Aktuale

Vazhdon pagesa për polisat kufitare, shqiptari nga Kosova që jeton në Austri detyrohet ta paguajë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Mërgimtarët po vazhdojnë t’i paguajnë pagesat e polisave kufitare.

Kështu ka thënë edhe një bashkatdhetar nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë.

I njëjti ka dërguar edhe fotografinë ku shihet se pagesa është kryer sot, në vlerë të përgjithshme prej 15 eurove. Këtë pagesë ai e ka bërë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare.

Ndërkohë, Qeveria Kurti pak para se të votohej qeveria e re mori vendim që të heqë shpenzimet për kartonin e gjelbërt për vitin 2020.

Tashmë ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi si propozues i këtij vendimi tha se këtë po e bëjnë për t’i lehtësuar diasporës ardhjen në Kosovë.

Sipas tij, vizita e diasporës është e rëndësishme për Kosovën dhe për ekonominë e vendit.

Ende nuk dihet se a do të qëndrojë në fuqi vendimi i Qeverisë Kurti, që diasporës t’u hiqet pagesa e kartonit të gjelbërt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat