Lajm i mirë për mjekët specialistë të papunë

Aktuale

Lajm i mirë për mjekët specialistë të papunë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:02
Ilustrim

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitja në mbledhjen e sotme të komisionit ku ka raportuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur një lajm të mirë për punësimin e mjekëve specialistëve të papunë.

Reshitaj ka thënë se ministri Zemaj ka premtuar se këtë vit do të hapen specializimet në sektorin e Shëndetësisë.

“Shpresëdhënës ishte premtimi nga ministri që këtë vit do të hapen Specializimet në sektorin e Shëndetësisë si dhe hapja e konkurseve për punësimin e mjekëve e specialistëve të papunë”, ka shkruar Reshitja.

Po ashtu në këtë mbledhje të komisionit është diskutuar edhe për situatën me koronavirus në vend.

“Ishin të mirëseardhura vendimet për qytetarët dhe komisionin që kanë tē bëjnë me respektimin e masave të bazuara në Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid 19, masave të reja për pikat kufitare nga 20 qershori, si dhe rritja e numrit të testimeve për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat