“Ngërçi poltik në Kuvend dëshmon se kjo qeveri nuk e ka shumicën”

Aktuale

“Ngërçi poltik në Kuvend dëshmon se kjo qeveri nuk e ka shumicën”

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:05
Kuvendi i Kosovës

Qeveria e Kosovës e konsideroi të panevojshëm Projektligjin për Pandeminë.

Mirëpo, edhe në seancën e Kuvnedit, ka dështuar miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për këtë ka reaguar anailiti politik, Blerim Vela përmes një shkrimi ka thënë se kjo qeveri nuk e ka shumicën për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhimin e situatës me Covid-19.

Postimi në Facebook:

Ngerci politik ne Kuvend deshmon se qeveria e 3 qershorit nuk ka shumicen e mjaftueshme per miratimin e marreveshjeve nderkombetare per menaxhimin e situates me Covid-19. Njejte duket te jete situata me miratimin e rishikimit te buxhetit per vitin 2020. Per me teper, qeveria po e zvarrit miratimin e ligjit anti-Covid ndonese do t’i mundesonte me lehte menaxhimin e situates.

Tejkalimi i perkohshem i ngercit kerkon marreveshje politike mes partive ne pushtet dhe opozite. Partite opozitare duhet sa me pare te bejne te qarte se ne cilat kushte do te votonin marreveshjet nderkombetare. Kjo mund te perfshinte miratimin e ligjit anti-Covid, kufizimin e madhesise dhe shpenzimeve te kabinetit qeveritar, si dhe draftimi i ligjeve kunder korrupsion.

Nese partite ne pushtet nuk jane te gatshme te bejne koncesione te tilla dhe vetem kerkojne me ngulm votimin e marreveshjeve nderkombetare, ato do te jene pergjegjese jo vetem per deshtimin e miratimit te tyre por edhe per menaxhimin e pasojave te Covid-19. Ne keto rrethana eshte detyre dhe obligim i partive parlamentare te shkarkojne qeverine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat