Habit deputeti i VV’së: Nëse Qeveria Hoti siguron testet dhe vaksinat, kërkoj falje dhe më kurrë s’do t’i kritikoj

Aktuale

Habit deputeti i VV’së: Nëse Qeveria Hoti siguron testet dhe vaksinat, kërkoj falje dhe më kurrë s’do t’i kritikoj

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:00
Eman Rrahmani

Deputeti i VV’së, Eman Rrahmani ka thënë se Qeveria Hoti nuk mund t’i sigurojë testet dhe vaksinat e premtuara, por nëse e bën, atëherë ky do të kërkojë falje dhe nuk do t’i kritikojë më.

Kështu tha ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që aktualisht po mbahet, ku shtoi se është e pamundur të sigurohet 100.000 teste e 500.000 vaksina.

“A e dini se keni të pamundur të siguri 100.000 teste, 500.000 vaksina për grip të cilat duhet të porositen deri në 10 muaj më herët dhe kjo në situatë pa pandemi. Ju sfidoj, nëse arrini t’i siguroni këto vaksina do t’iu kërkoj falje publikë dhe më kurrë s’do të dëgjoni kritikë nga unë”, tha ai.

Kujtojmë se Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish këtë të martë për të vazhduar seancën e djeshme për pandeminë Covid-19.

Aty, edhe gjatë ditës sotme pritet të raportojë kryeministri Avdullah Hoti për menaxhimin e situatës me virusin korona, ku dhe 22 deputetë pritet të kërkojnë sqarimet e tyre sa i përket kësaj çështje.

Për shkak të respektimit të manualit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajrosjes së sallës plenare, me propozim të Vetëvendosjes seanca dje u ndërpre për të vazhduar sot.

Ndërkohë, këta të fundit që janë iniciuesit e seancës kanë propozuar një rezolutë, e cila nëse gjenë harmonizim brenda grupeve parlamentare pritet të votohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat