Haradinaj: U miratua Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës UÇK-së

Aktuale

Haradinaj: U miratua Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës UÇK-së

Nga: E.R Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:34
UÇK

Ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj, ka treguar se kanë miratuar nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot. Tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur vetën dhe kombin.

Postimi i plotë në Facebook

Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot. Tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur vetën dhe kombin.

Ne vetëm mund t’u shërbejmë tash, me nderime të sinqerta, me lartësim e mbrojtje institucionale, siç e kemi obligim kombëtar e historik.

Kabinetet Qeveritare ndërrohen, legjislativët poashtu, por ajo çfarë nuk ndërrohet është historia: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e ndritshmja e fundshekullit që shkoi, dhe është bazament i së ardhmes së shtetit dhe e kombit që ne ëndërrojmë.

UÇK, nuk është pjesë tavolinash e politikash, nuk është as debat për opinione, por është vlerë kristal e pastër - njejtë si gjaku i dëshmorëve dhe liria që na lanë pas.

Përulësisht, para 3 shkronjave të arta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat