Kryetari i Prizrenit “ashpërsohet” me masat e Qeverisë

Aktuale

Kryetari i Prizrenit “ashpërsohet” me masat e Qeverisë

Nga: N.Sh. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 08:49
Avdullah Hoti

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas masave të reja të Qeverisë për luftimin e virusit Covid – 19.

Haskuka përmes një postimi në Facebook thotë se është joserioze që komunat të informohen nga mediat për masat e reja kundër pandemisë.

Ai thotë se po kërkohet nga komunat që të implementojnë masat kurse nuk janë të informuar drejtpërdrejtë.

Ai kritikon Qeverinë për shkak të numrit të madh të rasteve, ku shton se Kosova ishte shembull si luftohet pandemia, kurse tani është kampion në listën e zezë.

Postimi i plotë:

Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email.

Kërkohët nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!

Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus.

Dje Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1,8 milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim me shumë teste athua sa raste të reja do të kishim?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat