Masat e reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja në 13 komuna të Kosovës

Aktuale

Masat e reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja në 13 komuna të Kosovës

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:33
Klinika Infektive

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në mesin e masave të reja është edhe kufizimi i lëvizjes në 13 komuna të Kosovës.

“Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç:

2.1. Në raste urgjente shëndetësore;
2.2. Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;
2.3. Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;
2.4. Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;
2.5. Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat