Thaçi: Fadili Vokrri mbetet i pazëvendësueshëm

Aktuale

Thaçi: Fadili Vokrri mbetet i pazëvendësueshëm

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 09:40
Vadil Vokrri

Presidenti I vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka kujtuar Legjendën e Futbollit në Kosovë Fadil Vokrrin.

Thaçi ka shkruar se si i ri jam rritur duke e dashur dhe simpatizuar klubin futbollistik “Trepça”. Dashuria e gjeneratës sime për futbollin në vitet 80-ta ishte e lidhur ngushtë me emrin e Fadil Vokrrit. Ai shënonte gola kudo që luante

Postimi i plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm ❤️

Si i ri jam rritur duke e dashur dhe simpatizuar klubin futbollistik “Trepça”. Dashuria e gjeneratës sime për futbollin në vitet 80-ta ishte e lidhur ngushtë me emrin e Fadil Vokrrit. Ai shënonte gola kudo që luante. Aq sa ishin emocion dhe gëzim sportiv golat e Fadilit, po aq ishin edhe protestë politike. Si simpatizant i tribunave, atë për herë të parë e takova fizikisht në Paris, në vitin 1999, ku bashkë me presidentin Rugova dhe me disa bashkatdhetarë e pimë nga një gotë.

Edhe pse Kosova përballej me spastrim etnik nga pushtuesi serb, Fadili, i cili nuk përzihej në politikë, ia dinte rëndësinë paqes dhe me padurim priste që përvojën sportive të tij dhe të asaj gjenerate ta bartnin tek të rinjtë e Kosovës.

Ëndrra e tij u bë realitet! Me urtësinë, mençurinë dhe talentin e tij, ai arriti të bëhet i nderuar kudo nëpër botë. Edhe pse asokohe UEFA dhe FIFA ende i kishin të mbyllura dyert për Kosovën, emri i Fadilit e hapte çdo derë. Me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ai na bëri të ndjehemi krenarë dhe me identitet sportiv. Çdo moment i lojës së ekipit të Kombëtares së Kosovës është emocion i veçantë. Edhe minuta e nëntë që simbolizon numrin që e bartte Fadil Vokrri është e veçantë dhe mbetet histori.

Golat e Fadilit janë të papërsëritshme. Fadili mbetet i pazëvendësueshëm. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat