“LDK privatizon dialogun”

Aktuale

“LDK privatizon dialogun”

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:57
Skënder Hyseni

Zëdhënësi për media në Lëvizjen Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se ka privatizuar dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se fjalët “privatizim” dhe “dialog” e kanë shoqëruar Kosovën gjatë tërë këto vite të pasluftës.

“Janë dy fjalë që na kanë shoqëruar tërë këto vite të pasluftës: Privatizim dhe Dialog. Por, sot ishin në një vend, në një titull të dy këto fjalë: LDK privatizon dialogun”, ka shkruar Manxhuka në një postim në Facebook.

Reagimi i tij vjen pasi sot koordinatori i Kosovës për dialogun Skënder Hyseni, do të udhëtojë për në SHBA, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, me qëllim të koordinimit rreth procesit të dialogut./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat