Haxhiu: Këta dy politikanë po i ndihmojnë Thaçit për projektet e rrezikshme, pazaret kanë marrë fund

Aktuale

Haxhiu: Këta dy politikanë po i ndihmojnë Thaçit për projektet e rrezikshme, pazaret kanë marrë fund

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:52
Hashim Thaçi

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se ata nuk do të lejojnë zbatimin e ndonjë marrëveshjeje të dëmshme në Kosovë që del nga dialogu me Serbinë.

Ajo ka thumbuar koordinatorin e dialogut Skënder Hysenin, i cili sot udhëton për në Uashington, duke thënë se ai mund të shëtitet gjithandej, por “nuk do t’i lejohen pazaret”, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka akuzuar Hysenin dhe kryeministrin Avdullah Hoti, se janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas saj, Hoti nuk ka treguar asnjë fjalë të vetme se çka po bisedohet me Serbinë.

Reagimi i Haxhiut në Facebook:

Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.

Këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata.

Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim.

Përtej këtyre tendencave e vizitave tinzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës.

Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën.

Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtiten gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend.

Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat