Zemaj në aksion me policinë dhe inspektoratin për monitorim të masave anti-covid

Aktuale

Zemaj në aksion me policinë dhe inspektoratin për monitorim të masave anti-covid

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 21:43
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Policinë dhe Inspektoratin e Kosovës sonte kanë nisë një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ata tani janë në aksion tek lokacioni i njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Media mëson se autoritetet kanë marrë informacione se në Gjilan do të mbyllen disa klube të natës, të cilat kanë ftuar njerëz për tu grumbulluar, pavarësisht thirrjes së institucioneve për të mos e bërë një gjë të tillë.

Nuk do të ketë pardon edhe ndaj mosrespektimit të distancës nëpër lokale.

Aksioni pritet të perfshije edhe personat fizike, pra mund të gjobitet secili që nuk vendos maskë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat