Dyshohet se taksisti u keqtrajtua në stacionin policor, ky është vendimi i Inspektoratit Policor - Bota Sot
Dyshohet se taksisti u keqtrajtua në stacionin policor, ky është vendimi i Inspektoratit Policor

Aktuale

Dyshohet se taksisti u keqtrajtua në stacionin policor, ky është vendimi i Inspektoratit Policor

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 23:30
Dyshohet se taksisti u keqtrajtua në stacionin policor, ky është vendimi i Inspektoratit Policor

Një taksist në Prishtinë po dyshohet se është keqtrajtuar nga policët në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Në orët e para të së mërkurës në lagjen Dardania në Prishtinë është arrestuar një taksist dhe sipas dëshmitarëve pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të tij kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme.

Në lidhje me këtë media ka kërkuar sqarime nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), se çfarë ka ndodhur me këtë rast dhe me policin në fjalë.

Nga IPK-ja kanë bërë të ditur se kanë pranuar një telefonatë se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Sipas IPK-së, taksisti është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia dhe se është duke e trajtuar ankesën e tij për keqtrajtim.

“Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë për qytetarë – 080003333) ka pranuar informatën në se një qytetar dyshohet se është keqtrajtuar në stacionin policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku kanë pranuar informacionet fillestare nga policia se një qytetar (vozitës taksie) është arrestuar për shkak të mospërfilljes të urdhrave të dhëna nga policia. IPK ka pranuar ankesën e qytetarit në fjalë dhe e njëjta do të trajtohet bazuar në mandatin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se i ndaluari me udhëzim të prokurorit kujdestar është gjobitur për mospërfillje të urdhrave të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në lagjen ‘Dardania’. Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm”, tha ajo. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat