Ramosaj paralajmëron Hotin pasi i ndali punimet në rrugën në Deçan

Aktuale

Ramosaj paralajmëron Hotin pasi i ndali punimet në rrugën në Deçan

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 11:12
Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për ndaljen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë.

Ramosaj ka thënë se ky është një nga paralajmërimet e fundit të tij për këtë temë.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jepen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeminister.

Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll.

Shteti duhet ti zgjidh fatkeqësit , që i ka krijuar në Deçan.

Une po i zgjidh e jam i gatshëm ti zgjidh duke bër Rrugen. Sot është paralajmerim vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat