Avokati i njohur shqiptar i ashpër ndaj Edi Ramës, e zbulon skenarin e frikshëm të Greqisë ndaj Shqipërisë

Aktuale

Avokati i njohur shqiptar i ashpër ndaj Edi Ramës, e zbulon skenarin e frikshëm të Greqisë ndaj Shqipërisë

Nga: N. H Më: 16 shtator 2020 Në ora: 22:15
Edi Rama

Në këndin e avokatit, Spartak Ngjela, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit.

Ngjela gjithë këto i quan si të turpshme dhe të dhimbshme.

Në shkrimin e tij, Ngjela thekson se ka 120 vjet që Greqia synon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut.

Ai i ashpër paraqitet ndaj kreut të Qeverisë së Shqipërisë, për të cilin thotë se ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër.

Ja shkrimi i tij:

Historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit

Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme njëherësh.

Shikoni sesi i kanë vjedhur shqiptarët, i kanë poshtëruar, dhe sërish i votojnë.

E pse të zgjatemi?

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë.

Pse?

Sepse ka 120 vjet që Greqia kërkon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut.

Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t'i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare.

Se, ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër, se sigurisht që, jo vetëm për nivelin e tij, por as për dëshirën që e karakterizon, nuk e mendon dot fare faktin që po kërkon të bëjë marrëveshje detare me një shtet që ka ligj lufte kundër Shqipërisë. Se nuk besoj që e kupton çdo të thotë "ligj lufte" i një shteti kundër një tjetri, i cili është në fqinjësi me të.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat