Indeksi i demokracisë: Serbia më së keqi në Ballkan

Aktuale

Indeksi i demokracisë: Serbia më së keqi në Ballkan

Nga: D.G. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Zëvendësdrejtorja e Institutit V-Dem, Anna Lührmann, ka thënë se ka rënë në mënyrë drastike në Serbi "indeksi i demokracisë liberale", të cilin e përdor ky institut kur vlerëson gjendjen e demokracisë në shtete.

"Në vitin 2009, vlera e këtij indeksi ishte 0.53, kurse vitin e kaluar ka rënë në 0.25," deklaroi Lührmann për të përditshmen "Danas", duke shpjeguar se kështu Serbia renditet në mesin e vendeve ku autokracia është forcuar ndjeshëm.

Instituti në Universitetin e Goteborgut e ka përshkruar Serbinë si një "autokraci elektorale" dhe e ka renditur të 139-tën nga 179 vende, duke arritur rezultatin më të keq në Ballkanin Perëndimor.

Lührman thotë se rezultati i dobët i Serbisë "pasqyron kryesisht censurimin e medias, përpjekjet e qeverisë për të ndikuar në punën e medias" por gjithashtu "ngushtimin e hapësirës për punën e shoqërisë civile dhe institucioneve akademike" dhe, siç tha ajo, "shqetësimet në lidhje me cilësinë e sistemit zgjedhor".

Kur bëhet fjalë për rajonin, më së miri është në Slloveni dhe më pas në Kroaci, megjithëse Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia Veriore dhe Kosova, e cila trajtohet si një vend i veçantë, vlerësohen si "demokraci elektorale", ndërsa vetëm Serbia dhe Mali i Zi përshkruhen si "autokraci."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat