Vuçiq jep lajmin e keq për Kosovën

Aktuale

Vuçiq jep lajmin e keq për Kosovën

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:00
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u është përgjigjur deklaratave të Berlinin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiq duke komentuar deklaratën e Qeverisë Gjermane se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në vitin 2013 dhe 2015, Vuçiq ka thënë se gjithçka që është nënshkruar duhet të implementohet, por sipas tij, jo në përputhje me rregullat e Kosovës.

‘Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të implementohet, por jo në përputhje me rregulloret e Kosovës, sepse nëse gjithçka shikohet në atë mënyrë, duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Prishtinës ose Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë është e pamundur të arrijmë ndonjë kompromis,’ tha Presidenti Aleksandër Vuçiq sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat