Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkursin për të punësuar 21 persona e la të hapur vetëm 3 ditë: Ky është arsyetimi nga KQZ

Aktuale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkursin për të punësuar 21 persona e la të hapur vetëm 3 ditë: Ky është arsyetimi nga KQZ

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të shtunën me datë 24 tetor 2020 kishte hapur konkurs për 21 pozita në këtë institucion.

Ky konkurs i hapur më date 24 ka zgjatur vetëm deri më datë 26 të këtij muaji.

E KQZ ka një arsyetim përse ndërmorri një hap të tillë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një përgjigjje thotë se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme i ka detyruar ata që të angazhojnë staf të përkohshëm.

“Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme është planifikuar angazhimi i stafit shtesë dhe të përkohshëm vetëm për këtë periudhë zgjedhore. Për shkak të kohës së shkurtër që kemi në dispozicion për organizimin e të gjithë procesit zgjedhor, jemi duke zhvilluar procedura të shkurtëra të rekrutimit“, deklaruan nga KQZ.

Ky institucion u arsyetua ky konkurs nuk ishte për nëpunës civil prandaj nuk zgjati 15 ditë.

Afati i aplikimit ka qenë tre ditor dhe kandidatët u lejuan që të aplikojnë edhe permes email.

“Ky nuk është një konkurs për nëpunës civil ku parashihet konkursi prej 15 ditësh, por bëhet fjalë për staf që do të angazhohesh përkohësisht me marrëveshje mbi shërbimet e veçanta. Afati i aplikimit ka qenë tre ditor dhe me qëllim të lehtësimit të këtij procesi, kandidatët e interesuar kanë mundur të paraqesin aplikimet e tyre edhe përmes e-mailit”, thotë KQZ.

Përmes këtij konkursi tre ditor, KQZ kërkoi dy Zyrtarë të Lartë Ligjor; 2 Zyrtarë të Teknologjisë Informative; 1 Zyrtar të Koordinimit në Terren; 1 Zyrtar të Lartë për Çertifikimin e Partive Politike; 6 Zyrtarë të Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve; 1 Zyrtar për Shërbimin e Votuesve; 1 Zyrtar të Logjistikës; 1 Zyrtar për Personel; 1 Zyrtar i Lartë i Përkthimit shqip-serbisht; 1 Zyrtar i Logjistikës në QNR; 1 Zyrtar i Trajnimit në QNR; 1 Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë; 1 Zyrtar i Trajnimit dhe 1 Asistent i Logjistikes në SKQZ.

21 pozita ishin të hapura me këtë konkurs nga KQZ.

Gjeni këtu linkun e plotë të konkursit të KQZ-së:

https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/10/Konkursi-shq.pdf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat