Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i reagon Haradinajt, përmendin Vjosën: Ramush pse po gënjen, trego nëse...

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së i reagon Haradinajt, përmendin Vjosën: Ramush pse po gënjen, trego nëse...

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Ramush Haradinaj

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili me çdo kusht po dëshiron postin e presidentet të vendit.

“Tash po na rrefen kopalla te ketij lloje sa per te grabit postin e presidentit edhe pse presidente eshte Vjosa Osmani e Ramoja nuk duhet te na genjej se ka kryer punen me Gjykaten Speciale , dhe nese e ka kryer le te na deshmon si e ka kryer se po duket kogja i dyshimte me kete shpjegim..”, thuhet në reagimin e familjes Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

A genjen Ramush Haradinaj?

-para se te behej kryeminister ne vitin 2017 premtonte se posa te merr postin e kryeministrit, liberalizimi i vizave do te ndodhe brenda tre muajve u pa se kjo ishte genjeshter sa per ta okupuar kryeministrine.

-sa here qe e lexonim postime tij si ne rrjete sociale apo media tjera shkretonte; cakorri cakorri zhlebi demarkacioni , murat meha "isa qeni" "djali i brojes " me kopalla duke mashtruar shqiptaret ne vazhdimesi...

-u be kryeminister dhe drejt e ne S.Moritz ne pushime ,ia ngriti vetes pagen ne menyre te kunderligjshme dhe herepashere shantazhonte shtetin me gjykata arbitrazhi ne favor te "partnereve " te tij me te cilet u be hisedar duke plaçkitur shtetin te cilit i takonte..

-ofendonte kedo qe nuk pajtohej me te, bile nje grua ne Prizeren gjate nje fjalimi duke perdorur sportin e tij te rende , sepse ai thote eshte "mjeshter" i sporteve te renda e ndonjehere e ve veten ne sprove sa per te na kujtuar se mundet me ec duke çaluar

-çdo dy tre jave na "argetonte" me genjeshtren e tij se liberalizimi po ndodhe kete jave ose ate jave kete muaj ose per vit te ri dhe genjeshtra tjera , e beri kete punen e vizave ritual te perditshem...

-tash po na rrefen kopalla te ketij lloje sa per te grabit postin e presidentit edhe pse presidente eshte Vjosa Osmani e Ramoja nuk duhet te na genjej se ka kryer punen me Gjykaten Speciale , dhe nese e ka kryer le te na deshmon si e ka kryer se po duket kogja i dyshimte me kete shpjegim...

-Kosoves nuk i duhet nje president genjeshtar, mashtrues, zhvates , demagog, hipokrit . .

-Kosoves i duhet nje President i ndershem dhe i ligjshem.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat