​Bislimi: Nuk e votojmë projekligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale

​Bislimi: Nuk e votojmë projekligjin për rimëkëmbje ekonomike

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:56
Besnik Bislimi

Ligjin për rimëkëmbje ekonomike nuk pritet ta votojë asnjë deputetë I Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, tha se ky projektligj nuk ka të bëjë asgjë me rimëkëmbje ekonomike.

Ish-ministri Bislimi tha se kryeministri Hoti nuk po arrin t’i bindë as partnerët e koalicionit për të votuar këtë ligj, andaj shton se është e palogjikshme që VV-ja ta votojë këtë projektligj.

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike nuk ka asnjë element për rimëkëmbje ekonomike. Dhe është e palogjikshme që ne të votojmë një ligj të tillë që i ngjason një hartimi shkollor. E mendojmë që duhet një pako tjetër të rimëkëmbjes. Po del që Avdullah Hoti nuk ka arritur t’i bindë as partnerët e saj për votimin e kësaj pako”, tha Bislimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat