“Zagarët shqiptarë po i hapin rrugë Serbisë”/ Halil Geci shpërthen ndaj Edi Ramës: Ja ku e mbrojti Vuçiqin dhe Rusinë

Aktuale

“Zagarët shqiptarë po i hapin rrugë Serbisë”/ Halil Geci shpërthen ndaj Edi Ramës: Ja ku e mbrojti Vuçiqin dhe Rusinë

Nga: N. Sh. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:28
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për rrezikun e një luftë që mund të shpërthej në Ballkan.

Ai flet për kërcënimin e Serbisë që po ia bën vendeve të Ballkanit, duke shtuar se këtë po e bën me ndihmën e Rusisë.

Geci përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se, inteligjenca ruse është në Serbi ku ka edhe armatim super modern.

Ai thotë se me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon Kroacinë, Bosnjen, Malin e Zi e Kosovën. E gjithë kjo, sipas Gecit ka të bëjë me luftën për territore.

Geci thotë se në gjithë këtë, shqiptarët janë të pozicionuar mirë me NATO-n, por shton se, ka disa të tilël që jaën të lidhur me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin, që kanë ndaluar proceset integruese të shqiptarëve.

Ai tutje shprehet Edi Rama në Këshillin e Sigurimit e mbronë Vuçiqin, dhe në këtë mënyrë duke mbrojtur atë e ndihmoi Rusinë.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

Planeti po vlon nga vatrat e nxehta që e rrezikojnë luftën e tretë botërore, bota po shkon drejt një rreziku të pa diskutushëm

Fuqitë e mëdha po pozicionohen dhe po rënditen në aleanca ushtarake kush me kë.

Situata mund të eskalojë në një konflikt të armatosur në çdo moment në mes Turqisë dhe Greqisë për shkak të naftës në Egje si dhe të mijëra ishujve, të cilat janë shumë afër Turqisë, kështu që këto dy shtete të aleancës të Natos, Greqia dhe Turqia janë në prag të shkrepjeve të armëve, 13 mile të detit Egje që duhet të ishin zona detare ndërkombëtare i janë dhënë pa të drejt Greqisë. 

Franca, Izraeli, Greqia e tash se fundi edhe Gjermania jan bërë bashkë kundër Turqisë.

Irani aleat i Rusisë dhe Serbisë. Izraeli i rezervuar karshi Iranit shkaku i Rusisë.

Tajvani kërcënohet nga Kina, duke dërguar avion të fuqishëm luftarak.

Amerika i del në krah Tajvanit, me logjistikë dhe armatim. Kina synon që të jetë superfuqia e parë botërore.

Rusia pushton Ukrainën dhe merrë 20% teritorit dhe bënë Referendume në teritoret e pushtuara.

Serbia rreshtohet përfundimisht me Rusinë, edhe po të do të shkëputet nga Rusia nuk ka guxim ngase inteligjenca ruse së bashku me armatim super modern rusë e ka brenda Serbisë, e në kufi me Kosovën.

Me mbështetjen ruse Serbia kërcënon Ballkanin e posaqërisht Kosovën me luftë për teritore.

Gjithashtu Serbia e kërcënon Bosnjen në luftë për territore dhe tenton ndarjen e Republika Serbska nga Bosnja. Gjithashtu në vazhdimësi e kërcënon Malin e Zi.

Serbia e kërcënon edhe Kroacinë shkak territoret me një fjalë Ballkani në rrezik nga infuenca Ruse ku përmes Serbisë dhe vazalve të Ballkanit Rusia tenton ta shtrijë interesin e saj në këte pjesë të Evropës.

Rusia kërcënon me armë bërthamore.

Serbia e armatosur me armatim modern nga Rusia dhe Kina kërcënon me dhëmbë ariu Ballkanin.

Në gjithë këtë vorbull vlimesh shqiptarët janë të rreshtuar mirë me Aleancen e NATO-s, por më të ndarë e të përqarë ndërmjet vete nuk kanë qenë kurrë.

Zagarët shqiptarë Ruso-serb të lidhur me Edi Ramën dhe Vuçiqin i kanë ndalur dhe po i ndalojnë ende proceset integruse të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithandej kah ka shqiptarë.

Bota perëndimore i detyron vizat për t’i ndaluar të ikurit Rusë, Edi Rama i hap derën, dhe në këshillin e Sigurimit e mbron Vuçiqin, duke mbrojtur Vuçiqin po e ndihmon Rusinë.

Në Kosovë gjinden ende të rrezikshëm disa zagar nga opozita në krahun e Edi Kristaqit dhe Vuçit  brenda opozitës e që pa ndërpre po i bëjnë dëme Kosovës.

E mira e Kosovës dhe shqiptarëve është aleanca me Naton.

E keqja është se po dalin shumë nga Kosova të shitur e tradhtarë që i rrinë në krah Edi Rames, dhe Vuçiqit.

Veq Zoti din me i drejtuar këto punë ngase opozitarët kosovarë me dije a pa të po i bëjnë argat Rusisë dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat