Limaj: Jam avokat shumë i mirë, do të kisha fituar shumë më tepër po ta kisha zgjedhur si profesion

Aktuale

Limaj: Jam avokat shumë i mirë, do të kisha fituar shumë më tepër po ta kisha zgjedhur si profesion

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 21:49
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me përplasjet pozitë opozitë.

Limaj i cili poashtu është etiketuar në një video të LVV-së si një “prej shkatërruesve të shtetit”, në Debat plus ka thënë se po të ndryshonte profesion do të bënte një jetë shumë më të mirë.

“Në çfarëdo varianti tjetër unë dhe familja ime do të jetonim më mirë. Unë dhe familja ime vetëm vuajtje kemi përjetuar. Por unë kështu e përmbushi vetën duke shërbyer”, tha ai.

“Shembull si avokat do të jetoja shumë mirë. Jam prej avokatëve të mirë dhe kisha marrë me mija, siç marrin avokatët tjerë. I them vetit që jam avokat i mirë dhe do të bëja një jetë normale, duke shkuar në Selanik e vende tjera. Por unë jam i edukuar që të bëjë diçka për t’i shërbyer këtij vendi”, deklaroi i pari i Nismës.

Limaj thotë se është e natyrshme që duhet të vijnë gjenerata të reja për të qeverisur vendin, por sipas tij ata duhet të jenë më të mirë se paraardhësit.

Ndryshe sot Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e dytë të saj përmes së cilës, përmendeshin figura tjera politike për të cilat, LVV thoshte se përfituan terminale në këmbim të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat