Rektorët e Universiteteve reagojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në UP- Kërkojnë që institucionet përgjegjëse të merren më këtë rast

Aktuale

Rektorët e Universiteteve reagojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në UP- Kërkojnë që institucionet përgjegjëse të merren më këtë rast

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Rektorët e Universiteteve në Kosovë përmes një konference kanë reaguar  në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.

Ata kanë kërkuar nga organet  institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore në mënyrë që të ruhet stabiliteti i UP-së.

“Anëtarët e konferencës së Rektorëve u shprehën të shqetësuar për zhvillimet të cilat pas një periudhe stabile dy vjeçare mund ta destabilizoj sërish Universitetin më të madh publikë në vendin tonë. Një zhvillim i tille mund të reflektohet negativisht edhe në Universitet tjera publike”.

 “Anëtarët e konferencës së rektorëve ftojnë institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat