Serbë të maskuar sulmojnë një shqiptar në veri

Aktuale

Serbë të maskuar sulmojnë një shqiptar në veri

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:52
Pamje nga video

Profesori universitar, Alban Zeneli ka publikuar një video ku shihet një shqiptar duke u përndjekur nga disa banorë në veri të Kosovës, të cilët janë të maskuar.

Zeneli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas disa banorëve në veri gjatë mbrëmjeve askush nuk ofron siguri.

Patriot të Facebookut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosovën tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtuar kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohë që ka disa netë që sipas banorëve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush. Bile, në Urën e Ibrit disa nga banoret janë udhëzu mos me shku as në shtëpitë e tyre. Videoja është incizuar mbrëme rreth orës 22, në një rrugë në mes të lagjës ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Spitalit në veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetëm si kanosje”, ka shkruar ai.

Në fund Zeneli ka thënë se e gjithë vëmendja në rrjete sociale ka shkuar për një ngjarje sportive dhe efektet e saj.

“A e gjithë vëmendja jonë bartet të një gjest, të një ngjarje sportive dhe efektet e saj”, ka thënë ndër të tjera Zeneli.

Së fundmi rrjetet sociale janë përfshirë nga disa kërcënime dhe reagime në drejtim të analistes Zana Avdiu, pasi që kjo e fundit ka komentuar reagimin e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, në ndeshjen Zvicër – Serbi.

“Akti i Granit Xhakes, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërnda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë”, kishte shkruar Avdiu.

Postimi i fundit i Avdiut është bërë viral në rrjetet sociale, ku kjo e fundit kritikoi veprimin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes ndaj Serbisë (duke kapur organin gjenital) dhe e quajtur ‘rrugaq’.

Gjatë emisionit Favorit, kushtuar lojërave që po zhvillohen në Katar në kudër të botërorit, babai i Granitit, Ragip Xhaka e kishte paralajmëruar aktivisten Zana Avdiun, që të mos flet më për familjen e tij.

Derisa ishte drejtpërdrejt në mediumin respektiv, babai i lojtarit që përfaqëson Zvicrën, Ragipi ka thënë se Avdiu duhet të ketë kujdes për familjen Xhaka, duke shtuar se djali i tij gjithmonë në Angli mundohet të tregojë se serbët kanë dhunuar mbi 20 mijë gra.

“Me Granitin kontaktoj ditë për ditë. Është çështje private, nuk kam pse të tregoj se çfarë ka thënë Graniti. Pak a shumë mundeni me e ditë çka ka menduar Graniti. Zana Avdiut le t’i vjen turp. Turp le t’i vjen që e quan Xhakën rrugaq. Është e turpshme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di çka është sporti, e çka janë emocionet. Ke kujdes shumë për familjen Xhaka që shkruan se do përgjigjesh në çdo mënyrë. Por, pastaj është shumë vonë. Ti nuk e di çfarë do të ndodh”, ka thënë babai i Xhakës.

Jo vetëm më kaq, Avdiu mori edhe një mori mesazhe nga persona të ndryshëm në rrjete sociale, duke përfshirë këtu edhe kërcënime nga më të ndryshmet.

“Kam me t’qu bashk me Hamiden (gruaja shtatëzën që u vra nga ish-bashkëshorti disa ditë më parë në QKUK) nat anë”, ishte njëri ndër kërcënimet që mori Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat