Në faqen e Thaçit publikohet mesazhi i tij për 28 Nëntorin

Aktuale

Në faqen e Thaçit publikohet mesazhi i tij për 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 22:30
Hashim Thaçi

Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook, është publikuar sot një mesazh i tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e publikuar është rikthyer një deklaratë e Thaçit, në të cilën ai e cilëson 28 Nëntorin si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në mesazhin e Thaçit.

Më tej, në mesazh thuhet: “I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat