​Kurti takon shefin e misionit të OSBE-së, theksohet angazhimi për parandalimin e dhunës në baza gjinore

Aktuale

​Kurti takon shefin e misionit të OSBE-së, theksohet angazhimi për parandalimin e dhunës në baza gjinore

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Foto nga takimi

Bashkëpunimi aktual ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport, siç informoi Qeveria, folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështet Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

"U theksua angazhimi i përbashkët për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave. U bisedua edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës.", u bë e ditur në komunikatë.

Po ashtu, u vlerësua përkushtimi për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, nëpërmjet themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat