​Policia në Mitrovicë konfiskon një armë zjarri

Aktuale

​Policia në Mitrovicë konfiskon një armë zjarri

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Pasditen e së mërkurës, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrollë të një automjeti me targa vendore.

Gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

“Në orët e pasdites së sotme njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar një armë zjarri. Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona A. C.,20 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat