“58 mijë franga pa procedurë prokurimi në Davos”, Qeveria i reagon ish-kryeministrit Hoti

Aktuale

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti më herët kritikoi kryeministrin Albin Kurti se në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik me shumë udhëheqës botërorë, po bën thirrje për investitorë dhe në anën tjetër bën paralajmërime për konflikt, duke thënë se kjo nuk shkojnë bashkë.

Për më tepër, Hoti përmendi edhe organizimin e një “minikonference” për investime, për të cilën tha se e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi.

“Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, ka shkruar Hoti.

Për këtë i ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke e pyetur Hotin se me çka nuk është i kënaqur, duke radhitur disa pika.

“1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?; 2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?; 3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?; 4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?; 5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët; 6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?; 7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat