Kurti: Këto janë tri marrëveshjet e miratuara në kuadër të Procesit të Berlinit

Aktuale

Kurti: Këto janë tri marrëveshjet e miratuara në kuadër të Procesit të Berlinit

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:40
Besnik Bislimi dhe Albin Kurti

Kryemisnitri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, kanë miratuar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai thotë se jemi një hap para drejt përfitimeve nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshjet e miratuar janë, marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Postimi në Facebook:

Në mbledhjen e 127-të të Qeverisë miratuam tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi mbajtëm një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Edhe një hap para drejt përfitimeve konkrete nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian me miratimin e:

-Marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime;

-Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, dhe

-Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Për ofrim të shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Republikës, si dhe ruajtje të kuadrove deficitare shëndetësore miratuam:

- Pagesën për 580 specializantë me vetëfinancim për vitin 2023 dhe

- Pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me Republikën e Kroacisë, miratuam dy marrëveshje për bashkëpunim juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat