Lajçi “godet” Haradinajn e Limajn për koalicionin: Nuk e kanë për dashni, por qe pse duan ta marrin pushtetin sërish!

Aktuale

Lajçi “godet” Haradinajn e Limajn për koalicionin: Nuk e kanë për dashni, por qe pse duan ta marrin pushtetin sërish!

Nga: A.Zh Më: 25 janar 2024 Në ora: 13:10
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar opozitarët Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn, për lidhjen e koalicionit.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka thënë se ata janë bashkuar që ta marrin pushtetin dhe të shesin “edhe një copë tokë”, sikur Çakorrin, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Nusja që e piu helmin kur u nis të burri!

Ka do kohë, që kam mbetur i humbur mes jush e shkrimeve, duke lutur zotin, - bukën e sodit ma fal edhe nesër!

Tingëllon si lutje prifti, e di, por ka do kohë që thermohem duke shitur e duke botuar libra! T’bëj pak pare e ti rri gati shëndetit tim jo t'mirë, dhe t'mos e lus asnjë njeri që e ka grimcën e tepricës!

- Kohë të mira kohë të liga, thoshte njëri, sa herë m'shihte ulur mbi libra!

- Çohu!

Djersën mos e përbuz, se t'len zoti tangall! - m'thoshte dhe vazhdonte çarrshisë duke qeshur ha ha ha!

Dje, i dorëzova dy libra për botim të "Konica"!

I thashë, "Shqiponjat Iliriane" nga Gjermania, po ma botojnë njërën, jo pse i luta, po pse m'thanë; - është dimër e mbërdhihesh n'çarrshi me libra!

Këtë tjetrën, (për vajzën e ndjerë), e kam ymydin të Dedajt e Klinës, se një ditë do t'thonë; - shtjere n'maqinë se boll ka pritur!

Një hallexhijë qeshi me hallet e mia. - Ti paske mbetur pa buxhet, si këto dy partitë që "vunë kunorë"!

Bëhu edhe ti me dikend! Këta se kanë për dashni, po për interes! Duan ta marrin pushtetin që ti mbushin xhepat e t'shkruajnë autobiografi për qejfet e veta!

Liderët e harruar, po mundohen të kapën për fijet e kashtes, që t'rikthehen të strajcat e taxhisë, e ta shesin edhe një copë tokë, siç e shitën Çakorrin, e ti vazhdojnë hajnitë, pa i kthye milionat e vjedhura! Ky popull, veç hajnave e vrasësve iu beson, ti kot shkruen libra!

- Me le me hallet e librave, o mik, se shqiptarë që s'ka qejf n'taxhi s'kam pa. Pus njëri e pus tjetri!

M'le rehat! - i bërtita!

Ai shkoi i mllefosur. Unë i thashë botuesit; - lëshoja ujin gurit!

"Nusja që e piu helmin kur u nis të burri", duhet të bluhet imtë!

Ky është libri im i rradhes!

P.S.

Shkova n'Tiranë t'shes libra! Por Sheshi i Madh apo unë i Vogël, s'e kuptova, veç kurkush s'me vërejti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat